16.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

The Economist: E çuditshme mbështetja e Izraelit nga Serbia dhe Kosova

Rekomandime

Është e pazakontë që ngjarjet në dy pikat vazhdimisht problematike të botës – Ballkan dhe Lindje e Mesme – të gërshetohen, të paktën në mënyrë paqësore, shkruan “The Economist”.

Por, më 4 shtator, presidenti i SHBA-së, Donald Trump e telefonoi mikun e tij, Benyamin Netanyahun që t’i tregojë se kishte bindur udhëheqësin e Serbisë dhe të Kosovës – dikur pjesë të të njëjtit shtet, tani armiq të përbetuar – t’ia jepnin një përqafim të ngrohte Izraelit. Kosova dhe Izraeli, u tha ai, do ta njihnin njëra-tjetrën. Dhe, të dyja shtetet e Ballkanit, në shpërfillje të politikave të Bashkimit Evropian, pjesë të të cilit shpresojnë të bëhen, do ta njihnin Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit.

- Advertisement -

Ishte kjo lëvizja e dytë e suksesshme për Trumpin dhe Netanyahun, pas marrëveshjes së muajit të kaluar midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për raporte të plota diplomatike mes vete. Ron Dermer, ambasadori i Izraelit në Amerikë dhe njëri prej këshilltarëve më të afërt të Netanyahut, thuhet të ketë qenë prapa këtij suksesi.

Se si i shtyu Trumpi dy shtetet e Ballkanit që të ndërmarrin hapa të tillë është e paqartë. Kryeministri i Kosovës dhe presidenti serb ndodheshin në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar një marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, me gjithë zhgënjimin e BE-së, e cila edhe vetë po mundohet të arrijë marrëveshje mes tyre (Serbia nuk e njeh Kosovë). Zyrtarët shpresojnë se marrëveshja ekonomike do t’i fuqizojë investimet e jashtme në të dyja shtetet, mbase duke sjellë raporte me të ngrohta.

Marrëveshja mund të mos jetë ashtu si duket në shikim të parë. Hapja e ambasadave në Jerusalem nuk pritet të ndodhë para mesit të vitit 2021.

- Advertisement -

Deri atëherë, Trumpit mund t’i duhet të largohet prej Shtëpisë së Bardhë.

Dhe, pothuajse menjëherë pas firmosjes së marrëveshjes, disa burime serbe thonë se shteti i tyre mund të mos e zhvendosë ambasadën në Jerusalem nëse Izraeli e njeh Kosovën (gjë të cilën Izraeli ka hezituar ta bëjë, të mos i inkurajojë palestinezët).

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dukej disi i habitur, kur Trumpi bëri të ditur se Serbia do ta ndërmerrte veprimin.

“Kjo ka të bëjë më shumë me politikën amerikane, sesa me Ballkanin apo Lindjen e Mesme”, thotë Dahlia Scheindlin, eksperte izraelite rreth Ballkanit. “Trumpi po përballet me një mjedis kërcënues politik dhe synonte një spektakël të politikës së jashtme, diçka të cilën miku i tij Netanyahu di t’ia organizojë”, ka shtuar ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit