7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ndërhyjnë ndërkombëtarët, zbardhet formula për koalicionin Vetëvendosje-LDK

Rekomandime

“Marrëveshja eventuale pas presionit ndërkombëtar, do të jetë një marrëveshje e përkohshme për evitimin e zgjedhjeve të parakohshme në këtë periudhë kohore, por jo zgjidhje e qëndrueshme dhe afatgjate, për shkak se më lojën e dyfishtë, Isa Mustafa i ka vënë në lajthitje të gjithë, pra edhe bashkësinë ndërkombëtare”, thotë analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Pas seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila u zhvillua pa ndonjë marrëveshje paraprake për koalicionin qeverisë në mes të dy partive të para fituese që dolën nga zgjedhjet e 6 tetorit, Vetëvendosje dhe LDK, analistët politikë vlerësojnë se ka mbetur vetëm edhe një mundësi e vetme që vendi të shpëtojë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme, pasi që tash hapi tjetër është bërja e qeverisë së re të Kosovës, për çka jo vetëm që nuk ka marrëveshje mes LVV-së dhe LDK-së, por ndarjet sa po vijnë e bëhen edhe më të mëdha nga momenti i konstituimit të legjislaturës së 7-të.

- Advertisement -

Ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve për arritjen e marrëveshjes për koalicion si zgjidhje të vetme e sheh analisti politik, Florim Zeqa.

Sipas tij, pas rrugëtimit dy vjeçar si opozitë e çakorduar dhe katër muajve negociata pa asnjë rezultat për marrëveshje qeverisëse në mes LVV-së dhe LDK-së, do të ishte iluzive të pritej prej tyre ndonjë mrekulli pa ndërhyrje nga jashtë.

Florim Zeqa

“Pas negociatave shterpë dhe zhvillimeve dramatike në Kuvend, është krejtësisht iluzive të pritet diçka pozitive për partneritet nga dy rival politik. Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, mbetët vetëm presioni ndërkombëtar mbi LVV-në dhe LDK-në që ta tejkalojnë mospajtimin e tyre rreth pozitës së presidentit, për ta formuar qeverinë e re të Kosovës, dhe për të ecur vendi përpara, që të mos bllokohet shteti nga egoja e turpshme për pushtet dhe inatet politike të liderëve partiakë”, thotë për Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Mirëpo sipas Zeqës, në një rast të tillë, nga një marrëveshje e imponuar prej të huajve, Kosova do ta fiton një qeveri aspak funksionale dhe aspak stabile, por vetëm sa për një “konsum’ afatshkurtër, deri në zgjedhjet e reja.

“Mbase deri në përfundim të mandatit të presidentit Thaçi, e kur do të binte kjo qeveri e zorit dhe do të shkohej në zgjedhje për ti bërë, zgjedhur në një pako të gjitha institucionet e reja. Marrëveshja eventuale pas presionit ndërkombëtar, do të jetë një marrëveshje e përkohshme për evitimin e zgjedhjeve të parakohshme në këtë periudhë kohore, por jo zgjidhje e qëndrueshme dhe afatgjate, për shkak se më lojën e dyfishtë, Isa Mustafa i ka vënë në lajthitje të gjithë, pra edhe bashkësinë ndërkombëtare”, shton Zeqa për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Madje sipas Florim Zeqës, insistimi i LDK-së për ta marr edhe Presidentin, edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka për qëllim që përmes saj t’i shpëtojë disa nga kokat e krimbura të krimit brenda LDK-së.

“Isa Mustafa në njërën anë kushtëzon Albin Kurtin për postin e presidentit, ndërsa në tjetrën angazhohet për marrjen edhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme për të shpëtuar kokat e krimit të organizuar dhe korrupsionit nga ndëshkimi i drejtësisë vendore. Si t’i besohet një njeri që në mandatin qeverisës tre vjeçar si kryeministër dhe me postin e Ministrit të Punëve të Brendshme nuk arriti ta procedoj në prokurori dhe gjykata as edhe një rast të vetëm të vrasjeve politike të drejtuesve dhe anëtarëve të LDK-së, e lërë më të dënohet ndokush nga klanet mafioze në vend.”Aborti” mes LVV-së dhe LDK-së është i pariparueshëm, andaj nuk kemi kohë të presim ngjizje të re nga këta dy rival të papërmirësueshëm politik”, përfundon analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit