2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

BE’së nuk i pengon reciprociteti, e quan të rëndësishëm vendimin e Kurtit për heqjen e tarifës

Rekomandime

Vendimi i qeverisë në detyrë që nga sot të heq tarifën ndaj Serbisë për të filluar zbatimin gradual të reciprocitetit nuk po e shohin si masë penguese nga Zyra e BE-së në Kosovë. Në një përgjigje për Gazetën Express, nga kjo zyrë kanë thënë se vendimi për heqjen e tarifës nga qeveria në detyrë është i rëndësishëm dhe i kontribuon përmirësimit të bashkëpunimit rajonal në kohën e krizës së tanishme duke mos kundërshtuar vendosjen e reciprocitetit.

- Advertisement -

Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e 20-të ka marrë vendim që të heq tarifën prej 100 për qind ndaj mallrave serbe duke e zëvendësuar me zbatim gradual të reciprocitetit. Ky vendim ka fillur mesnatën e 1 prillit dhe do të mbetet në fuqi deri më 15 qershor.

Zyra e BE-së në Prishtinë e pyetur nga Gazeta Express se si e shohin vendimin e qeverisë në detyrë për vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë janë përgjigjur duke iu referuar deklaratës në Twitter të Përfaqëuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian Josep Borell i cili është shprehur i kënaqur me vendimin për heqjen e tarifës pa komentuar vendosjen e reciprocitetit.

“Ashtu siç është deklaruar edhe nga Përfaqësuesi i Lartë për politikë të jashtme dhe siguri Borrell, vendimi i marrë nga qeveria në detyrë është i rëndësishëm dhe i kontribuon përmirësimit të bashkëpunimit rajonal, aq i rëndësishëm në kohe krize”, thuhet në përgjigjen e Zyres së BE-së në Prishtinë të mekurën.

- Advertisement -

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE’së Josep Borell, mbrëmë përmes një postimi në Twitter ka përshëndetur vendimin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti për heqjen e tarifës pa e komentuar edhe vendosjen e reciprocitetit.

““I lumtur që po e shoh vendimin për heqjen e plotë të tarifave nga qeveria në detyrë e Kosovës për mallrat që vijnë nga Serbia dhe BiH. Ky është një vendim i rëndësishëm. Bashkëpunimi rajonal është thelbësor si dhe mirëmbajtja e fluksit të mallrave, veçanërisht në kohën e krizës COVID19”, ka shkruar Borell.

- Advertisement -

Ndërkaq sot gjatë ditës ka ardhur edhe reagimi i Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Në një komunikatë, ambasada amerikane nuk e ka përkrahur vendimin e kryeministrit në detyrë që që të vendosë reciprocitet me Serbinë.

“Shtetet e Bashkuara ishin të qarta se Kosova duhet të heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja sepse këto politika lëndojnë njerëzit e Kosovës dhe e ngulfatin ekonominë e vetë Kosovës. Mbesim në kundërshtim të veprimit të fundit për zbatimin e masave të reciprocitetit ndaj qarkullimit të mallrave nga Serbia. Këto masa krijojnë më shumë probleme në kohën kur SHBA-të besojnë se marrëveshjet për linjë ajrore, hekurudhore, dhe për autostradë, të arritura mes të dyja palëve, do të rrisin zhvillimin ekonomik kur ato të zbatohen dhe do të krijojnë kushtet e nevojshme për dialog të suksesshëm”, thuhet në reagim.

Reagimin kundërshtues të ambasadës amerikane në Prishtinë e ka shpërndarë në rrjetin social Twitter edhe Emisari Special i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit