9.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Tornadon në ShBA, Konjufca: Lutemi që kjo fatkeqësi të përfundojë me sa më pak pasoja

Rekomandime

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, mbrëmjen e së shtunës, ka thënë se ndien dhimbje për humbjen e mbi 70 jetëve në Kentucky të ShBA-së, si pasojë e një tornadoje.

Konjufca përmes një postimi në Facebook ka dërguar lutje që kjo fatkeqësi të përfundojë sa më shpjet dhe me sa më pak pasoja.

- Advertisement -

“Bashkëndjejmë me dhembje të madhe për fatkeqësinë në Kentucky dhe Tennessee të ShBA-së dhe tmerrin nëpër të cilin po kalojnë qytetarët amerikanë në këto momente të vështira. Qytetarët e Kosovës me trishtim po i përcjellin lajmet për humbjet e shumë jetëve dhe shkatërrimin e pasurisë së qytetarëve amerikanë. Lutemi që kjo fatkeqësi të përfundojë sa më shpejt dhe me sa më pak pasoja”, ka shkruar Konjufca në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit