7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

E konfirmon Prokuroria: Tre të arrestuar për suImin në Gllogjan të Deçanit

Rekomandime

Nëpërmjet një konference për media, Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë të ditur se pas hetimeve që kanë zgjatur më shumë se dy javë, kanë arrestuar tre persona si të dyshuar lidhur me rastin e suImit në Gllogjan.

“Tre përsona të dyshuar për vasjen që ka ndodhur në fshatin Gllogjan. Unë jam Agim Kormehaj kryeprokuror në Pejë dhe pas këtij rasti kemi filluar hetimet intensive së bashku me ndihmën e Prourorisë së Shtetit dhe njësiteve relevante policore.

- Advertisement -

Me vendimin e Prokurores së çështjes janë arrestuar tre persona me dyshimin se kishin kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

Prokurorja e çështjes ka lëshuar vendimin 48 orë për ndalim, ndërsa është në përgatitje për dorëzimin e kërkesës tek gjyqtari i procedurës paraprake për jepjen e masës së sigurisë të së pandehurve.

Duke marrë parasysh, ndjeshmërinë e rastit, ne në këtë konferencë për shtyp nuk mund të japim informata të tjera që do ta dëmtonin procesin e hetimeve.

- Advertisement -

Ajo që ne zotërohemi është se edhe pas arrestimit do të vazhdojmë me intensitet të shtuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme”, tha Prokurori.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit