Liverpooli thuhet se ka shumë dëshirë ta lëshojë sulmuesi shqiptar, Xherdan Shaqirin, në huazim sezonin e ardhshëm.
Sipas mediumit italian Calciomercato.com, Roma mund të jetë e interesuar të marrë Shaqirin në huazim me mundësi blerje në fund të sezonit.
Reprezentuesi zviceran ka qenë në Liverpool për dy sezone, duke shënuar shtatë gola në 40 paraqitje.
Drejtori i futbollit Michael Edwards thuhet se dëshiron ta shohë Shaqirin të largohet nga klubi në një marrëveshje të përhershme.
Sipas Daily Star, Reds kishin shpresë për të siguruar një tarifë prej 28 milionë eurosh nga Sevilla, por tani kanë ndryshuar mendim.
Ky medium shton se klubi nga Anfield po e vlerëson atë shumë të ulët, duke preferuar që 28-vjeçari të huazohet dhe në sezonin e ardhshëm të shitet.