1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Familja nga Vushtrria në gjendje të rëndë: S’kemi as miell, nëna e baba janë të sëmurë

Rekomandime

Situata e krijuar nga përhapja e koronavirusit, ua ka vështirësuar gjendjen ekonomike mijëra familjeve në Kosovë, teksa shumë prej tyre përballen edhe me mungesë ushqimi.

- Advertisement -

E tillë është edhe familja Bajrami nga Vushtrria, së cilës situata e fundit veç sa ua ka përkeqësuar gjendjen, shkruan lajmi.net.

Omeri, anëtar i familjes gjashtë anëtarëshe Bajrami nga Vushtrria, ka shkruar në adresë të lajmi.net teksa ka rrëfyer për gjendjen e rëndë ekonomike me të cilën po përballen ata, duke pasur kështu edhe mungesë mielli dhe artikujve tjerë bazik ushqimor.

Omeri tregon se familja e tij po përballet edhe me sëmundjen e dy prindërve të tij, për të cilët nuk kanë mundësi t’i blejnë ilaqet.

- Advertisement -

“Jemi gjashtë anëtar të familjes, jetojmë me qera në Vushtrri. Nënën dhe babain i kam të sëmurë, s’kam as miell as harq as asgjë dhe jetojmë me një social që nuk po më del me ia ble ilaqet nanës e babait sepse janë të shtrenjta. Nuk di çka të bëj”, ka thënë Omer Bajrami.

Ai ka apeluar tek personat e vullnetit të mirë që t’i gjinden në ndihmë ngase thotë se nuk ka se si të dalë nga kjo situatë.

- Advertisement -

E për të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë, Omeri ka lënë edhe numrin ku mund ta kontaktojnë; 045 498 557.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit