Rron Gjinovci befason me një njoftim për Kastratin

0
461
Rron Gjinovci

Aktivisti Rron Gjinovci përmes një postimi në facebok ka njoftuar që pas gjuhës që ka përdorur deputeti nga radhët e PDK-së, Ardian Kastrati do të organizohet një protestë për të u përjashtuar nga UP.

Gjinovci shprehët që në konsultim me aktivistët vendosëm që nesër nga ora 11:00, , në oborrin e rektoratit të UP-së mbahet protesta simbolike për ta larguar nga Universiteti ku aktualisht është Kastrati profesor.

Sek*izmi nuk do të financohet nga taksapaguesit, shkruan më tej Gjinovci.

Postimi i plotë

NJOFTIM

Pas një konsultimi të aktivistëve, u vendos që nesër me fillim nga ora 11:00, në oborrin e rektoratit të UP-së mbahet protesta simbolike dhe tubimi përgatitor për fillimin e protestave me qëllim të ndërprerjes së gjuhës seksiste nga stafi akademik i UP-së, konkretisht përjashtimit të Ardian Kastratit nga UP ku ai është profesor. Sek*izmi nuk do të financohet nga taksapaguesit.

#papaArdian

#se*kistatJashteUP-se