7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Gazetarja nga Zvicra: Kështu e planifikoi Kadri Veseli rrëzimin e qeverisë Kurti

Rekomandime

Gazetarja nga Zvicra ka paralajmëruar se do të publikojë pasuritë e politikanëve kosovarë që sipas saj i kanë fituar me korrupsion në Kosovë.

- Advertisement -

Gazetarja nga Kosova Dafina Eshrefi, që jeton në Zvicër dhe punon për mediumin më të madh atje, “Blick”, ka dhën një paralajmërim se shumë shpejt do të nis publikimin e pasurive të politikanëve kosovarë në median zvicerane, që sipas saj shpërlajnë para në Zvicër, transmeton Magazina.al.

“Të gjitha pasurit që keni bërë me hajni edhe në shtetin tim zvicëran! Të gjitha firmat që i keni krijuar në Zvicër me parat e vjedhura nga populli kam me ua qit në shesh! Firma me të cilat i shpërlani hajnit e juaja!Villat që i keni ble në shtetin zvicëran me vlerë milionëshe kam me ua qit në shesh, me tjer fjalë në gazetat zvicërane.” ka paralajmëruar gazetarja.

Ajo mes tjerash ka treguar rast kur kishte qëlluar në të njetin restaurant me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli dhe kishte dëgjuar një bisedë me disa zyrtar të tjerë të PDK-së, ku sipas saj bëhej plani për rrëzimin e qeverisë Kurti, raporton Magazina.al

- Advertisement -

“Nuk doja të besoja se q‘po ndodh prapa skenës në birucat e restoranteve VIP.

Unë sjam shpiun.Nuk do të komentoj urdhërat dhe planin e juaj diskutuar me Abelard Tahirin dhe një tjetër PDKanë se si do ta rrëzoni qeverinë e Albin Kurtit”, ka shkruar Dafina në një postim në Facebook./Magazina.al/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit