20.3 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Albin Kurti në tri ndërmarrje publike emëron anëtarë dhe përkrahës të Vetëvendosjes

Rekomandime

Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme ka emëruar anëtarët e bordeve të tri ndërmarrjeve publike, shkruan Gazeta Blic.Janë emëruar anëtarët e bordeve të Ujësjellësit, Postës së Kosovës dhe Infrakosit.Sikurse në të kaluarën edhe qeveria Kurti, ani pse është në detyrë, ka filluar rehatimin e njerëzve të Lëvizjes Vetëvendosje.

- Advertisement -

Ish-kandidati i kësaj partie për deputet, Mentor Hyseni, është vendosur në pozitën e kryesuesuesit të bordit të drejtorëve të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.Hyseni, është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe në zgjedhjet e 6 tetorit, kishte garuar për postin e deputetit, por që nuk kishte arritur të sigurojë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Shumë anëtarë tjerë që u emëruan sot nga qeveria në detyrë, shihet se janë mbështetës të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.Ish-udhëheqësi i Qendrës së Vetëvendosjes në Podujevë, Abdullah Lala, është emëruar drejtor i Bordit të Përkohshëm të ndërmarrjes publike qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrak os” Sh.A.

Përkrahësi i Kurtit, Blerton Abazi, është emëruar drejtor në bordin e drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Posta e Kosovës. Enis Berisha, u emërua sot kryesues dhe drejtor i Bordit të Përkohshëm të ndërmarrjes publike qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrak os” Sh.A.Edhe Berisha, profilin e tij në Facebook, s përdor për ta pëkurahur liderin e Vetëvendosjes, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit