“Bisedime që kanë ndodhur nëpër qytete të ndryshme në Evropë, siç është në Romë dhe në Vjenë, por edhe në Vashington të suportuara nga institute politike të ndryshme amerikanë, por jo edhe nga administrate e presidentit Tramp, është diskutuar plani ruso-serb për arritjen e marrëveshjes Kosovë –Serbi mbi bazën e shkëmbimit të territoreve. Dhe kjo është dëshmuar edhe me deklaratat e më pazëshme të presidentit Thaçi në konferencat e famshme të organizuara për media në Prishtinë ku fliste për koncesione të dhimbshme, për dhuratat e Rankoviqit, manipulimi me liderët e Luginës së Preshevës, lobimi edhe në Vashington edhe në Bruksel, të gjitha këto kanë qenë në vazhdën e tentimit për të arrë përkrahje për këtë plan”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.
Deklarata e përfaqësuesit Amerikan në bisedimet me Serbinë, Richard Grenell, sipas të cilit nuk ka ndonjë projektmarrëveshje paraprake të gatshme për bisedimet me Serbinë, me opsionin e shkëmbimit të territoreve mes dy vendeve, nga analistët politik po vazhdon të vlerësohet si një qëndrim pozitiv dhe serioz në mbështetje të shtetit të Kosovës, dhe në kundërshtim të fuqishëm ta planit Thaçi Vuçiçi për shkëmbim të territoreve, një ide e theksuar dhe e deklaruar kaherë nga Hashim Thaçi. Lidhur me këtë pozicionim të artë të SHBA-ve karshi këtij procesi, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik Nexhat Haziri, sipas të cilit, qartësimi i politikës amerikane rreth këtij procesi është në interes të kapital për shtetin e Kosovës, dhe tani, forcat po0litike ne vend duhet të mobilizohen për të mos lejuar, për të pamundësuar çfarëdo përpjeke të Hashim Thaçit dhe të Aleksancër Vuqiqit që planin e tyre për shkëmbim territoresh ta nxjerrin në tavolinë të bisedimeve dhe të njëjtin të materializojnë në momentin e fundit të arritjes së një marrëveshje finale për normalizim të raporteve ndër shtetërore dhe njohjen reciproke, pasi që plani si i tillë që ekziston është kundërshtuar fuqishëm edhe nga shtete më të fuqishme evropiane, Gjermania, Franca dhe Anglia.
“Në fakt asnjëherë nuk ka pas deklarime as nga Vashingtoni e as nga Brukseli se mbështet ideja e shkëmbimit të territoreve në emër të të ashtuquajturit korrigjim kufijsh në mes Kosovës dhe Serbisë si marrëveshje finale në mes dy shteteve. Çdo herë nga këto dy qendra, siç e deklaroi ditë më parë edhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, se do të pranojnë çfarëdo marrëveshje për të cilën pajtohen dy palët dhe kjo për mua është shumë normale, pasi nuk ka marrëveshje pa akordimin apo pajtimin e palëve që janë të involvuara në një kontekst. Por a ka pasur plan dhe tentim për ta shtyrë planin që sipas të gjitha gjasave është plan ruso-serb i mbështetur edhe nga presidenti Thaçi dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, për shkëmbim meritorësh nën kamuflimin e gjoja korrigjimit të kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë, plan ky që dëmtonte substancën e shtetit të Kosovës, duke e bërë jofunksional në të gjitha segmentet, për këtë askush nuk ka dilema”, thotë Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.
Sipas Hazirit, në të gjitha formatet e bisedimeve të deritanishme që janë zhvilluar mes Thaçit dhe Vuqiqit, në qendra të ndryshme evropiane e botërore, plani për ndarje ka qenë opsioni kryesor i diskutuar, kështu që për këtë duhet vepruar që të pengohet, parandalohet për të mos shkuar si propozim edhe në tavolinë të bisedimeve finale të ndërmjetësuara nga BE- dhe SHBA-, për ti qitur para aktit të kryer edhe aleatë më të fuqishëm të shtetit të Kosovës.
“Bisedime që kanë ndodhur nëpër qytete të ndryshme në Evropë, siç është në Romë dhe në Vjenë, por edhe në Vashington të suportuara nga institute politike të ndryshme amerikanë, por jo edhe nga administrate e presidentit Tramp, është diskutuar plani ruso-serb për arritjen e marrëveshjes Kosovë –Serbi mbi bazën e shkëmbimit të territoreve. Dhe kjo është dëshmuar edhe me deklaratat e më pazëshme të presidentit Thaçi në konferencat e famshme të organizuara për media në Prishtinë ku fliste për koncesione të dhimbshme, për dhuratat e Rankoviqit, manipulimi me liderët e Luginës së Preshevës, lobimi edhe në Vashington edhe në Bruksel, të gjitha këto kanë qenë në vazhdën e tentimit për të arrë përkrahje për këtë plan”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.
Sipas Hazirit, pajtimi i fshehtë i Hashim Thaçit me Serbinë dhe me ndikimin rus për një plan të tillë kundër interesave të shtetit të Kosovës, është bërë në mënyrë që ia të amnistohet nga ndjekja e Gjykatës Speciale, duke marr garanci se do të fiton imunitet, por shihet qartë që ideja e tillë nuk e ka mbështetjen as nga BE dhe as nga SHBA. “Natyrisht që presidenti Thaçi në gjithë këtë tentim të tij, nuk ka qenë i preokupuar shumë më Kosovën dhe si do të dal vendi i ynë nga ky proces i dialogut me Serbinë, preokupimi I tij kryesor ka qenë arritja e çfarëdo marrëveshje me fqinjin tonë Serbinë, e që kjo do ti garantonte atij një far lloj imuniteti në raport me Gjykatën Speciale. Dhe natyrisht se kjo ide, e mbështetur shumë nga presidenti Thaçi, nuk ka gjetur mbështetje as në Vashington e as të shteteve evropiane, si Gjermania dhe Britania e Madhe, përpos të dy komisionarët e BE-së të zonja Mogerini dhe ish-komisionari për zgjerim Han, të cilët kanë qenë të pafuqishëm për të futur këtë plan në agjendat e BE-së”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.
Se ky projekt antikombëtar dhe antishtetëror është para dështimit, e me të edhe fundit të turpshëm në politikë të Hashim Thaçit, sipas Nexhat hairit, optimizmi vjen nga shpërfaqje hapur kundërshtuese e SHBA-ve për planin e tillë i cili do të inkorporohej në marrëveshjen finale. “Krejt në fund, pas deklarimit të ambasadorit Grenell se nuk ka një marrëveshje sekrete dhe administrate amerikane nuk përkrah shkëmbim territoresh si marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, është një deklaratë optimiste e ardhur në kohën e duhur, por kjo nuk do të thotë se presidenti Thaçi dhe ai serb Vuçiç, nuk do të tentojnë që ta hedhin serish në tavolinë bisedimesh. Dhe që mos të ketë një tentativë të tillë, nuk duhet ti lejohet presidentit Thaçi që proces i dialogut me Serbinë të jetë ekskluzivisht në duart e tij”, thotë analisti politik Nexhat Haziri për Kosova Sot Online”.