10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Gold AG intervistohet nga Policia e Kosovës

Rekomandime

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi, gjatë ditës së martë është marrë në pyetje nga organet e rendit.

- Advertisement -

Ai është paraqitur në Policinë Kosovës për t’u marrë në pyetje lidhur me këngën e tij më të fundit, “Shkronjat e Arta”.

Arsyeja e kësaj ndalese, duket të ketë qenë dyshimi se teksti i këngës mund të nxisë përçarje.


Foto: Gold AG/Instagram

- Advertisement -

Lajmin për Telegrafin, e ka konfirmuar Zyrtarja për informim e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Sot në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, është iniciuar rast ‘Nxitja e përçarjes dhe mos-durimit’. Lidhur me këtë rast është intervistuar viktima dhe po ashtu edhe i dyshuari. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt”, kanë thënë për Telegrafin nga zyra për informim në PK.

- Advertisement -

Përndryshe, kënga me motive patriotike “Shkronjat e Arta” e reperit Gold AG u publikua më 26 mars, dhe është një kompozim i Ardian Kastratit me tekst të vet reperit me prejardhje nga Presheva.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit