-0.3 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Katër raste të reja me COVID-19 në veri të Kosovës, gjithsej 27 të infektuar

Rekomandime

Edhe katër raste të reja janë konfirmuar në pjesën veriore të Kosovës.

- Advertisement -

Përmes një konferencë për media, epidemiologu Aleksandar Antonijeviq tha se numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 është 27, transmeton Indeksonline.

Ai tha gjithashtu se në 24 orët e fundit janë konfirmuar tri raste të reja në veri të Mitrovicës dhe një në Zveçan.

“Klinika infektive në veri të Mitrovicës strehon tetë pacientë, tre janë transportuar në Nish, një është transportuar në Institutin e Pulmonologjisë në Beograd, dhe 13 pacientë me simptoma klinike më të lehta janë në Sallën e Studentëve në veri të Mitrovicës” tha Antonijeviq.

- Advertisement -

Madje ai shtoi se pacientët e dërguar në Nish dhe në Beograd janë në gjendje të qëndrueshme dhe asnjëri prej tyre nuk është në respirator.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit