12.7 C
Pristina
Wednesday, March 27, 2024

Qytetarja: QKUK e liroi babain me gjendje të rëndë në zemër, u detyruam ta dërgojmë në Shkup

Rekomandime

Një qytetare nga Gjilani, Linda Salihu, ka rrëfyer se si babai i saj ishte liruar nga Qendra Klinike Universitare, ndonëse kishte nevojë të kryente bypass në zemër për shkak të ngushtimit të arterieve.

- Advertisement -

Pacienti kishte kryer koronarografi në Kardiologjinë Invazive në QKUK e cila kishte treguar se arteriet kryesore janë të ngushtuara me 99 për qind. Vajza e pacientit thotë se pas kësaj më askush nuk është kujdesur për babanë e saj.

Ajo nuk kishte mundur as të komunikonte me mjekët, të cilët nuk e pranonin as në zyrë e as në korridor. Pas disa ditësh babai i saj ishte liruar nga spitali, por familja kishte vendosur që ta dërgonin në Shkup, ndonëse pa dëshirën e babait.

Rrëfimi e saj pa ndërhyrje :

- Advertisement -

Pershendetje dua ta ndaj me ju ngjarjen me te keqe te jetes time!

Pas nje sulmi ne zemer babin me urgjenc e shtrim ne spitalin e Prishtines, ne oren 11 pas analizave qe ju bene ne spitalin e Gjilanit me vlera jashte normales te rrituna babi kishte urgjent nevoje per koronografi me pa saktesisht gjendjen.

- Advertisement -

Dite e diel duhet me prit deri sa te vjen doktori qe e ka ate pune, pas 4 oresh u be edhe ajo dhe konstatuan qe gjendja e arterieve te babit ishte shume e rend, kryesoret prej tyre me 99% te ngushtuara.

Duhet me qene doktoret e tjere per me tregu cka me vepru me te, te henen eshte feste pritni deri te marten per nje konstatim. Te marten na than qe ka nevoje urgjentisht per bypas ne zemer edhe aq.

Pas 3 ditesh qendrimi ne intenvize e largun nga aty e vendosen ne nje dhome tjeter te spitalit nje kate me larte, si pacient me gjendje te rend kishte kete kujdese ne 2-3 ore nje moter me hy ne dhome si a je mire hajt diten e mire.

Analizat ja bene diten e 3, na than qe shume te rendesishme jon ato analiza me pa sa i kan ra vlerat pas sulmit, rezultatet dalin ne ora 1.30. Cdo sekond tu e pa oren kur po vjen ajo kohe, nga 1.30 deri ne ora 5 pasdite cdo 15 min kom shku kom pyet a kan dal rezultatet pergjigjja ka qene jo jo jo dikur ne fund me than mos hajde mo me pyet se na lodhe.

Pas shume tentimesh e lutjeve e pergjerimeve qe ja bona nje infermieres e boni nje telefonate, pergjigjjen e morri po moti jon dal analizat hajde merri. Kaloj kjo kaloj edhe dita, as edhe nje pergjigjje ose nje konsulte prej as edhe nje doktori se morrem. E bona shume e njohur aty se cdo dite e cdo nate isha para dyerve te spitalit e ne gjendje te mjerueshme me friken se cka po ndodh me baben tem.

As edhe nje informacion me te vogel nuk mujsha me marr prej as nje doktori. Njeri prej tyre qe pranoj me me taku, me propozoj doktorin dhe spitalin privat qe muj me dergu baben. Fillove me i kerku neper zyre, fatkeqesisht nuk e gjenin as nje minute kohe ose qendronin mbrenda ne zyre me dere te mbyllur me cels.

I kom ndal korridoreve me i pyet, amon mos na shqeteso e mos na ndal korridorev me jon pergjigj. Pasi pergjigjje prej tyne nuk gjejsha, insistova me marr cd ose nje raport me shku dikah tjeter me pyet se cka muj me bo. Pas shume intervenimesh e gjeta nje person qe ma dha cd e koronografise, e morra e shkova ne spitale private

E pa doktori e me sqaroj si eshte gjendja, rastesisht e permendi emrin qe ishte ne cd e kuptova qe cd nuk ishte e babes tem, me kishin dhon cd te nje personi tjeter. Prap me intervenu me marr cd e duhur, e morra e shkova neper krejt spitalet private, neper krejt ordinancat e kardiologeve ne Prishtine, Gjilan e Ferizaj.

E dergova cd ne Turqi, Maqedoni, Beograd, Shqiperi.

Mbrenda dites morra pergjigjje prej shumices prej tyre.

Pergjigjja ishte qe gjendja e babit eshte shume e rende dhe ka nevoje urgjente per bypas nuk guxon me prit as edhe nje dite eshte çeshte jete o vdekje. U ktheva prap ne Prishtine ku babit i kishin thon me u pergadite se po te lshojm ne shpi, pas shume tentimesh e takova kardio kirurgun qe tashme rasti i babit ishte tek ai.

I thash doktor qysh ka mundesi qe me kete gjendje babin me qu ne shpi, me tha gjerat shkojn me protokoll me rend ktu, le te shkon ne shpi le ti pin tabletat e shohem pas nje muaji per kontroll. I thash me 99% artiere te bllokuara a nuk eshte rrezik me ndejt ne shpi, me tha rrezik e kom edhe une valla qetu si te dal mundet me me shkel traktori.

I thash babit po duhet me te qu ne Maqedoni, jo me tha bab du me ndejt ne vendin tem te Shqiptart, nuk du me hy ne dore te Maqedoneve. E qysh me i thon une babes qe ti gjendjen e ki kritike e ky Shqiptari qe po i beson ty te tha shko ne shpi e pi Aspirina.

E qova babin ne Zhan mitrev, e kontrollun detajisht me tregun qe e ka gjendjen super te rende dhe ka nevoje urgjente per intervenim. Qudia me e madhe e doktorit ishte qysh ka mundesi qe ne kete gjendje kete person e ka lshu Prishtina me qendru ne shpi.

Pas dy ditesh qendrim aty me than qe duhet me operu neser ne ora 7, isha e pajtimit. Por prap ndodhi qudia, ne cd e babes tem dolen prap te dhenat gabim muaji dhe data e lindjes. Me than qe eshte e pa mundur me fut ne operim pa e pas cd me te dhena te tij, se eshte problem shume serioz, nese te dhenat nuk jane te sakta mundet mos me qene as cd e tij.

E thirra personin qe ma ka dhon cd, me tha sot ska mundesi hajde neser ndoshta e ndryshojn. I tregova sa e rendesishme eshte dhe me duhet urgjent eshte gabimi juj dhe duhni me dhon pergjegjesi. Me tha duhesh me mu faleminderu qe ta kom dhon cd se kurr syte sja kishe pa para nje muaji. Edhe shkupi as qe e operojn, po veq jon ka gjejn aryse dmth konstatimi i tij.

Shkova ne spital prap , me than ‘jo na sdijm me ndrru valla as sdijm me punu nkompjuter aty, hajde naj dite tjeter vjen ajo cika qe din. Aq me arrogance e jo seriozitet u sjellshin, pa dasht me kuptu qe cdo minute qe kalojke ishte rrezik per jeten e babes tem.

Te nesermen shkova prap ne ora 7 insistova me thirr ate ‘çiken qe din me punu ne kompjuter’

Erdh i tregova per gjendjen, me tha ani de cka pe bon kaq tragjike gjera qe ndodhin jon kto, prit deri ne ora 8 ta jep. I thash jo deri ne ora 8 po as 8 minuta ste pres, kur e pa ashtu pranoj i thash dergoma ne email se paku te ja dergoj direkt spitalit e le te fillojn operimin.

Me tha uh spitali as email ska, mos paqa gajle tjera veqse prej emailit tem me qu cd une.

E morra cd shkova ne shkup, personalisht Doktori Zhan mitrev e takoj babin, aq mire e aq me modesti u sjell qe kur i mendova sjelljet e doktoreve qe i kom taku qe sa dite ne Prishtine, me vike me vjell. Fal tyre e fal zotit operimi u kry me sukses, sot babin e kom ne gjendje stabile.

Kurse ne raportet e Prishtines kontrollen babi e ka pas nje muaji, e operimi zoti e din a ish bo najhere. E zgjata shume, po kjo oshte traume ma e keqe e jetes tem, qe edhe ne ondrra po me del. Nuk e di a mbajn shpirt ata njerz, nuk e di qysh ka mundesi qe jon as çnjerzor, se leje mo qe nuk kan etike te punes.

Nuk e di qysh ka mundesi qe sju bohet vone pse e lojn njerin me vdek pa ja ofru sherbimin qe ka nevoje. Qysh kom flejt une para dyerve te spitalit, e lotet pa mu ndal kurr, nese i kishin perjetu femija tyne athu a kish qene e njejte… Nuk e keni profesion e pash qe e keni thjesht biznes. Mjere kush nuk ka pare, e me ik prej ktij vendi me u mjeku, mjere per shendetesin e vendit tem.

Nese ka dikush nje shpjegim logjik per keto qe me kan ndodh, Urdheroni!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit