7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Thellohet problemi të infektuarit nga Malisheva u mbajtën në burg në Gjakovë për 48 orë

Rekomandime

Dy personat nga Malisheva, pozitiv me COVID-19 të cilët u raportua se gjatë së premtes shitën fidane në fshatin Krushë e Madhe kanë qëndruar për 48 orë në Gjakovë.

Kështu ka njoftuar prokurorja kujdestare e Prokurorisë së Gjakovës, Deshire Jusaj.

- Advertisement -

Jusaj ka thënë se në stacionin policor nuk kanë pasur informacione se të dyshuarit kanë qenë pozitiv me COVID-19.

Po ashtu, ajo ka thënë se këta dy persona kanë shfrytëzuar rrugë alternative për të dalë nga Malisheva, e cila është në karantinë e tëra.

“Jam njoftuar nga Policia dhe kemi kërkuar ndalim për 48 orë. Pastaj Policia e Rahovecit në bashkëpunim me atë të Malishevës janë marrë me rastin. Në fillim nuk kemi qenë në dijeni që ata dy qytetarë kanë qenë pozitivë, në fillim i kemi ndalu për 48 orë, e pastaj me rastin nuk jam marrë unë. Qytetarët e Malishevës edhe pse kanë qenë në karantinë, ata kanë shfrytëzuar rrugë të tjera për dalje. Po besoj që sigurisht mjekët kanë marrë masa për ata dhe për njerëzit që kanë pas kontakt me ata”, ka thënë Jusaj.

- Advertisement -

Ajo ka shtuar se të dyshuarit janë mbajtë në qendrën e ndalimit në stacionin e Gjakovës. Sipas prokurores qendra e ndalimit është dezinfektuar dhe është e sigurtë.

Sot gjatë ditës, Kryetari i Këshillit të fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti ka njoftuar se të premten në Krushë, dy qytetarë nga Komuna e Malishevës kanë shitur fidane të pemëve, pas konfirmimit të Institutit të Shëndetësisë që të dy kanë dalë pozitiv me coronavirus.

- Advertisement -

Hoti ka bërë thirrje te qytetarët të cilët kanë pasur kontakt me të infektuarit me coronavirus nga Malisheva që të lajmërohen në Qendrën e Mjekësisë në Krushë.

“Ju njoftoj se të premten në Krushë, dy qytetarë nga Komuna e Malishevës kanë shitur fidane të pemëve, pas konfirmimit të Institutit të Shëndetësisë që të dy kanë dalë POZITIV në COVID -19. Andaj i lus të gjithë qytetarët që kanë blerë fidane dhe kanë patur kontakt me ta të lajmërohen në QKM Fahredin Hoti në Krushë për këshilla se si të veprojnë tutje apo të futen në vetizolim”, thuhet në njoftimin e Hotit.

Që nga 13 marsi kur në Kosovë është shënuar rasti i parë me coronavirus, deri më sot janë shënuar 145 persona me coronavirus, 23 të shëruar dhe 3 të vdekur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit