12.9 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Hoxhaj fton përsëri Kurtin: Dil matu në debat

Rekomandime

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj,e ka ftuar edhe një herë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, që të përballet në debat me të.

Këtë ftesë Hoxhaj e bëri gjatë një takimi me fermerët e komunës së Rahovecit .

- Advertisement -

Meqë Albini po i ikë debatit, nuk po guxon me dalë në debat, a nja 4, 5 vite thoshte në Kuvend të Kosovës dilni matnu, edhe unë po i them që 7, 8 javë dil matu se ai nuk ka program, nuk dëshiron me pas program, nuk i interesojnë interesat e qytetarëve të Rahovecit, nuk i intereson bujqësia.

Ai mendon që rrushi piqet vetëm duke e pa, jo punën që e bëni ju.

I vetmi subjekt politik serioz në këto zgjedhje për ta udhëhequr vendin është Partia Demokratike e Kosovës dhe jam unë”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Hoxhaj e kishte ftuar edhe më herët Kurtin në pesë debate televizive për të debatuar për çështje të ndryshme të rëndësishme për vendin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit