8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Nëse nuk ka marrëveshje mes LDK-LVV, duhet qeveri kalimtare

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po mund të bien dakord për pazaret politike dhe ndarjen e ministrive e pozitës së Presidentit, andaj këto probleme kanë çuar në një bllokadë të bisedimeve mes tyre.

Një nga ofertat më të fundit nga Lidhja Demokratike e Kosovës për partinë e Albin Kurtit është ndërrim pozicionesh, pra nëse VV’së i duket shumë kërkesa nga Isa Mustafa, ata rekomandojnë që të ndërrohen, në mënyrë që ata ta marrin pozitën e presidentit, kryeparlamentarit dhe pesë ministri, ndërkaq LDK të marrë kryeministrin dhe pesë ministri.

- Advertisement -

Njohës të çështjeve politike vlerësojnë se mosmarrëveshja për ndarjen e posteve është zhgënjyese për elektoratin e të dy partive.

Nëse nuk arrihet një marrëveshje e shpejt ndërmjet këtyre dy partive, analistët vlerësojnë që një qeveri kalimtare do ta shpëtonte vendin nga ngërçi politik.

E analisti politik, Blerim Burjani, vlerëson se mosmarrëveshja e LVV dhe LDK-së për ndarjen e posteve politike është dëshpëruese për elektoratin e dy partive.

- Advertisement -

Sipas Burjanit, nëse këto dy parti nuk do të mundë të merren vesh për bashkëqeverisje, zgjidhja e duhur do të ishte një qeveri kalimtare, vetëm sa për t’i përfunduar disa punë që, sipas Burjanit, nuk presin.

Ndoshta opsioni më i mirë, për të mos shkuar direkt në zgjedhje të jashtëzakonshme do të ishte krijimi i një qeverie kalimtare, pra, një qeverie që do të jetë reformuese dhe do ta ketë votën e parlamentit aktual, d.m.th të këtyre që kanë fituar mandatin e deputetëve, dhe ta respektojnë mandatin e një qeverie kalimtare për periudhën 9 mujore apo së paku për periudhën njëvjeçare”, tha Burjani.

- Advertisement -

Ndërkaq, njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu, thotë se Lëvizja Vetëvendosje bashkë me LDK-në, do të duhej të merren vesh sa më shpejt dhe të fillojnë qeverisjen. Ndryshe, Baraliu mendon që sipas Kushtetutës ka afat mjaftueshëm që këto dy parti të merren vesh dhe vendi të mos kalojë në ngërç politik, siç ka ndodh më parë.

Dy partitë fituese duhet t’i flasin arsyes dhe të merren vesh pa kërkesa të mëdha dhe antikushtetuese, dhe të bëjnë një koalicion dhe të fillojnë qeverisjen, pasi ka shumë punë të mbetura përgjysmë nga qeverisja e kaluar, dhe ka shumë probleme që lidhen me miratimin e buxhetit, që është i lidhur me afat ligjor” , theksoi Baraliu për RTK.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit