19.2 C
Pristina
Wednesday, June 7, 2023

E rëndë: 40 vjeçari nga Klina goditet nga kamioni, vdes në vend të ngjarjes

- Advertisement -

Të rekomanduara

Mëngjesin e ditës së sotme një rast i rënë ka ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës. Një këmbësor është goditur për vdekje nga një kamion.

Këtë për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova.

- Advertisement -

Ai ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 08:50, teksa viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 08:50. Në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një këmbësor viktimë. Si pasojë e aksidentit, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, teksa këtë e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor. Me rastin janë duke u marrë njësitë rajonale të trafikut, teksa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori”, ka bërë të ditur Rugova.

Media merr vesh se viktima është i moshës 40-vjeçare, derisa, detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.

- Advertisement -

Të fundit

Mësuesja shpjegon anatominë në mënyrë ‘origjinale’, zhvishet para nxënësve

Ajo ishte duke shpjeguar anatominë ndërkohë që hipi mbi një bankë dhe nisi të zhvishej. Një mësuese në një shkollë...

Më shumë

- Advertisement -