13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Prokurori i Gjykatës Speciale i jep mirënjohje njeriut të Milloshevicit për bashkëpunim kundër UCK-së

Rekomandime

Kryetari i Komitetit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka zbuluar bashkëpunimin e tij me Gjykatën Speciale, e cila pritet t’i gjykojë për krimet e pretenduara të luftës ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

- Advertisement -

Në emisionin e mëngjesit në televizionin serb TV Happy, dy ditë më parë, Drecun ka treguar se ka pasur kontakte shumë të shpeshta me prokurorë të Gjykatës Speciale dhe që i ka ndihmuar ata me dokumente, ndërsa ka pohuar se ka marrë edhe mirënjohje të veçantë nga ish Kryeprokurori i Dhomave të Specializuara, David Schëendiman.

“Unë që në fazën e parë nga zotëri Schwendiman kam marrë mirënjohje, madje me dorë e ka shkruar mirënjohjen e veçantë, gjë që nuk është e zakonshme, sepse qartësisht i kemi ndihmuar shumë, së paku në atë fazën fillestare, që ata të ndajnë drunjtë nga mali, të shohin në cilat drejtime lëvizin”, ka deklaruar Drecun.

Ditëve të fundit, nga Gjykata Speciale pretendohet se kanë rrjedhur mijëra dokumente, në të cilat dëshmohet bashkëpunimi në mes Serbisë dhe Gjykatës Speciale, një skandal i madh në drejtësinë ndërkombëtare.

- Advertisement -

Drecun ishte gazetar i RTS gjatë luftës në Kosovë. Ai ka bërë propagandë të flliqtë ndaj shqiptarëve të Kosovës, komplet në funksion të Milloshevicit. Madje, ai kishte detyruar para kameres viktimat shqiptare të paraqiteshin si agresorë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit