9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Vdes anëtarja e njohur e forumit të grave të LDK’së

Rekomandime

Kryeministri Avdullah Hoti ka shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta të Dr. Drita Bakija- Gunga, e cila ishte ndër gratë e para doktor shkence në fushën e historisë.

- Advertisement -

Hoti tha se kontributi i Bakija-Gungës ishte shumë i gjerë, me theks të veçantë për rolin e gruas, në art e kulturë si dhe në fushën politike.

‘’ Kontributi i saj ishte shumë i gjerë, me theks të veçantë për rolin e gruas, në art e kulturë, si dhe në fushën politike. Ajo ishte zgjedhur në kryesinë e parë të Shoqatës së Gruas në mars 1990, që më pas u transformua në Forumin e Gruas së LDK-së.’’

Ai shprehi ngushëllime në emër të tij dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

‘’ Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të afërmve të saj.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!’’

Ky është postimi i plotë i Hotit:

- Advertisement -

‘’ Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Drita Bakija Gunga, ndër gratë e para doktor shkence në fushën e historisë.

Kontributi i saj ishte shumë i gjerë, me theks të veçantë për rolin e gruas, në art e kulturë, si dhe në fushën politike. Ajo ishte zgjedhur në kryesinë e parë të Shoqatës së Gruas në mars 1990, që më pas u transformua në Forumin e Gruas së LDK-së.
Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të afërmve të saj.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!’’

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit