8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Osmani për “Grupin e Kumanovës”: Të gatshëm të ndihmojmë për hetim ndërkombëtar

Rekomandime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë të përbashkët me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski është pyetur rreth ngjarjes së ndodhur në Lagjen e Trimave në Maqedoninë e Veriut.

Gazetari e ka pyetur shefen e shtetit të Kosovës, nëse Republika e Kosovës është e gatshme për ta njohur “hetimin, akuzën dhe verdiktin gjyqësor për rastin Lagjia e Trimave, me qëllim që t’i transformon të burgorusit shtetas kosovarë në Maqedoninë e Veriut brenda Kosovës”.

- Advertisement -

Osmani tha se duhet pritur që për këtë rast të përfundojnë procedurat gjyqësore brenda Maqedonisë së Veriut.

“Mendoj që duhet që të presim që procesi të përfundojë në plotësi dhe poashtu që të zbardhen të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. Për momentin rasti ndodhet në Gjykatën Supreme dhe pasi të jep verdiktin Gjykata Supreme juridikisht dhe ezaurohen të gjitha mjetet juridike për sa i përket proceseve gjyqësore brenda Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi ajo.

Presidentja e Kosovës deklaroi se nga pala maqedonase janë deklaruar që për këtë rast mund të ketë edhe një hetim ndërkombëtar dhe se Kosova është e gtashme të ndihmojë për zbardhjen e rastit deri në fund.

- Advertisement -

“Mirëpo, ne e kemi parë që edhe vet kryeministri Zaev ka shprehur gatishmërinë që mund të ketë hetim ndërkombëtar ose edhe përfshirje të ekspertëve nga jashtë të cilat do të ballafaqojnë provat lidhur me këtë rast dhe do të ndihmojnë që të zbardhet rasti deri në fund. Në këtë drejtim Kosova do të ofrojë gjithë mbështetjen e nevojshme dhe besoj që duhet që bashkëpunimi që për momentin ekziston në mes të dy ministrive të shtyhet përpara në mënyrë që për këto çështje të diskutohen në mënyrë institucionale”, deklaroi Osmani.

“Çfarë të themi përtej kësaj mendoj që do të ishin deklarata politike nuk do t’i ndihmojnë asnjë rasti që është në organet e drejtësisë”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit