1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Epidemiologu Dedushaj: Nga fundi i prillit do të bijnë rastet me COVID19, gradualisht do të dalim nga izolimi

Rekomandime

Tashmë janë konfirmuar tre viktima në vendin tonë si pasojë e COVID19.

- Advertisement -

Duke folur rreth kësaj pandemie, Prof. Dr. Isuf Dedushaj, epidemiolog shqiptar, ka thënë se kjo sëmundje supozohet se ka ardhë nga jargët e lakuriqëve të shpellës, një nga potezat, të gjitha këto të dhëna bazohen në problemin e SARS-it dhe MERS-it.

“Numri është më i madh se ky aktualisht, pasi që disa s’tregojnë shenja.

Ne po lexojmë gjithçka, unë kam thënë te kisha dit saktë kur ka nis epidemia në Kinë, unë ia kisha qëllu, nëse ka nis në fund të vjeshtës së hershmë, fundi i mujit prill të bijnë rastet. Por, çka më tutje? E kishim gripin e derrave e të shpendëve, nga aspekti historik çdo pandemi që ka nis në verë jon largu në pranverë.

- Advertisement -

Por, tani ky ka nis në dimër. Kurse sot, një COVID19, brenda ditës mund të përhapet gjithandej. Kjo po shihet që është pandemia më e fuqishme e shekullit të ri, por e para që institucionet shëndetësore ta mbajnë nën kontroll”, ka thënë ai në Info Magazine, përcjellë Indeksonline.

Dedushaj beson dhe shpreson, bazuar në të dhënat se ka fundi i prillit kanë me ra rastet dhe grandualisht do të dalim nga izolimi. Por, ai pati edhe një porosi.

- Advertisement -

“Te një traditë e mrapshtë, unë ju kam thanë studentëve, ka marr vesh që daja, halla, tezja kanë temperaturë se iu mbetet hatri, more milet njeriu që ka temperaturë, ka sëmundje ngjitëse, leni vizitat. Unë them se kemi një popull të mrekullueshmë. Kjo është situatë e rëndë me nejt mbyllun.

Besoj se do t’ia dalim me faqe të bardhë. Falënderoj popullin e Kosovës, qytetarët që po i zbatojnë udhëzimet që po i marrin. Të kenë durim edhe pak kohë, ta caktojnë njërin nga anëtarët të bëjnë tregti. Ta mbajnë higjienën personale dhe familjare. Këta që i kemi të shtruar, uroj të shërohen. Ndërsa mantelbardhët sot e kanë dhënë provimin më njerëzor”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit