4.9 C
Pristina
Monday, March 25, 2024

Mediat ruse: Ukraina po përdor magjinë e zezë, kemi gjetur simbolin satanik

Rekomandime

Mediat shtetërore ruse kanë raportuar se ka të dhëna që trupat ukrainase janë duke përdorur magjinë e zezë në një seli ushtarake në Ukrainë.

Një “vulë satanike”, një simbol që besohet se ka lidhje me një fuqi më të madhe mbinatyrore, u gjet me sa duket në murin e një baze ushtarake të braktisur ukrainase në periferi të fshatit Trekhizbenka në rajonin e Luhanskut.

- Advertisement -

Agjencia ruse e lajmeve RIA Novosti pretendoi se simboli, si dhe shenjat e tjera të bëra me sa duket me gj*ak, tregonin se kishte shenja se ushtarët ukrainas po praktikonin magji të zezë.

Agjencia e lajmeve pretendon se ushtarët ukrainas, të cilëve iu drejtua me “dishepujt e forcave të botës tjetër”, u përpoqën të shenjtëronin armët e tyre dhe lanë shenja me gjak në mënyrë që t’i jepnin armatimeve të tyre energji shtesë për të shkaktuar dëme shtesë kur do të godisnin një objektiv rus.

Kulturologia dhe filozofia ruse Ekaterina Dais pretendoi se simbolin ishte një vulë magjike e forcave të errëta që ndërthur idetë e anarkisë, armëve dhe simboleve fashiste.

- Advertisement -

Dais pretendoi se krijuesit e simbolit kryen rituale, për të forcuar armët e tyre ose kërkuan nga fuqitë e mbinatyrshme që t’u dërgoheshin armë, raporti Daily Mail.

“Ky është një simbol magjik i përbërë nga shumë vija të kryqëzuara. Se çfarë do të thotë, është e vështirë të thuhet me siguri. Në të mund të shihni si shenjën e përmbysur të anarkisë, ashtu edhe një pjesë të shenjës “SS”, zig rune, është qartë e dukshme në sektorin e majtë të rrethit dhe Shkronja hebraike ‘zain’ e shkruar në gjermanisht, që do të thotë shpatë”, tha Dais për simbolin.

- Advertisement -

Ajo tha se ‘Zain’ e shkruar poshtë simbolit do të thotë ‘shpatë’ në hebraishten biblike.

“Ndoshta autorët e magjisë kryen rituale për të forcuar armët ose “kërkuan” që t’u dërgoheshin më shumë armë”, tha Dais.

RIA Novosti pretendoi se ushtarët ukrainas kishin përdorur gjak në praktikën e tyre të magjisë së zezë.

Brenda ndërtesës së selisë ushtarake, RIA Novosti pretendoi se një deklaratë për shtyp nga forcat e sigurisë ukrainase për humbjet në Donbas, kishte gjak mbi të.

“Ka shenja gjaku në dokument, megjithëse nuk ka gjurmë të tilla askund tjetër”, thotë raporti, duke sugjeruar se ushtarët ukrainas e kishin përdorur gj*akun për të kontaktuar forcat e mbinatyrshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit