2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Arban Abrashi flet për formimin e Qeverisë së re dhe emrin e kandidatit për kryeministër nga LDK

Rekomandime

Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi ka theksuar se nuk ka kushte për zgjedhje të reja.Sipas tij, edhe nëse shkohet në zgjedhje, rezultatet do të jenë të përafërta, dhe do të jetë shumë e vështirë formimi i Qeverisë.“Ky Kuvend do ta ketë më të lehtë formimin e Qeverisë, se sa ai i dalë nga zgjedhjet”, ka theksuar ai.

- Advertisement -

Ai në një deklaratë për RTV Dukagjini ka folur edhe për emrin e kandidatit për kryeministër.

“Fillimisht duhet të presim marrjen e mandatit nga presidenti, e atëherë Kryesia vendos për emrin e kandidatit për kryeministër”, tha ai.I pyetur se a do të jetë Vjosa Osmani kandidati për kryeministër, ai tha se për këtë vendos Kryesia e LDK-së.

Arbani ka kërkuar nga Qeveria që të marrë vendim që të ketë sa më shumë testime për koronavirus.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit