Genc Kelmendi, mjek shqiptar në Shtutgart të Gjermanisë, bëri thirrje që të mos ketë panik nga koronavirusi.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në televizionin “A2” ai theksoi se COVID-19 nuk duhet të dramatizohet.
“Vdekshmëria nga koronavirusi është shumë e ulët. Rreth 5% sëmuren rëndë dhe vetëm 1% vdesin. Për njerëzit e shëndoshë nuk është katastrofë. Është një ftohje e zakonshme. Personat mbi 80 vjeç, që kanë sëmundje kronike, janë viktimat. Një person mbi 80 vjeç, që nuk ka probleme shëndetësore, e kalon pa problem”, tha mjeku shqiptar.