10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Rusia kërcënon hapur Amerikën: Do t’i bombardojmë të gjitha konvojet ushtarake që po i dërgoni në Ukrainë

Rekomandime

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha sot se Moska tani e tutje do t’i konsiderojë të gjitha dërgesat e armëve të huaja në Ukrainë si objektiva legjitime.

Kjo ngre frikën se situata në Ukrainë mund të përshkallëzohet më tej dhe Ryabkov tha se pala ruse ua ka përcjellë qartë qëndrimin amerikanëve, shkruan Sky News.

- Advertisement -

Rybakov tha se sanksionet e SHBA-së ishin “një përpjekje për të goditur degët e ndryshme të ekonomisë ruse”, por se ato do të vepronin me moderim për të mos dëmtuar Rusinë.

“Ne paralajmëruam Shtetet e Bashkuara se furnizimi i Ukrainës me armë nga një numër vendesh në formë orkestrimi prej tyre nuk është vetëm një lëvizje e rrezikshme, por këto janë veprime që i kthejnë autokolonat përkatëse në objektiva legjitime”, shtoi ai.

Rjbakov pretendon se Rusia nuk ka dëshirë të dëbojë kompanitë perëndimore dhe mediat, sepse ato nuk duan të ‘përshkallëzojnë më tej situatën’.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit