Në këtë orë mbahet mbledhja e KQZ-së, ku vendoset për kandidatët që kanë problem me ligjin

0
140

Këshilli Qendror Zgjedhor, sot në orën 14:00, do ta mbajë mbledhje e radhës ku do të shqyrtohen dhe miratohen rekomandimet e Zyrës për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për Gazetën Insajderi.

“Po, sot në orën 14:00 do të mbahet mbledhja e KQZ-së. Në rend të ditës është edhe shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit të Zyrës për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre”, ka thënë ai.

Sot vendoset për fatin e kandidimit të 47 personave të cilët kanë probleme me ligjin.

Vendimi për certifikimin e tyre apo jo merret me shumicën e votave të anëtarëve të KQZ-së.

Nëse për çfarëdo arsye anëtarët mungojnë sot apo vazhdimisht, pra nëse ka mungesë kuorumi për t’i shtyrë përpara mund të ndodhë paralizimi i procesit dhe në këtë formë KQZ-së i pamundësohet organizimi i zgjedhjeve në afatin e parashikuar.