2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Presidenca ja ‘këput’ shpresën Albin Kurtit që Thaçi të jetë pjesë e Ekipit Negociator

Rekomandime

Zyra e presidentit të Kosovë, Hashim Thaçi, është deklaruar në lidhje me ekipin negociator të propozuar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, duke thënë se ai nuk ka konsultuar presidentin e vendit Hashim Thaçi, si i pari në politikën e jashtme.“Meqë dje dhe sot kishte shumë pyetje drejtuar Zyrës së Presidentit lidhur me Ekipin Negociator të proklamuar nga kryeministri i shkarkuar, Zyra për Informim e Presidentit të Republikës së Kosovës sqaron opinionin publik vendor dhe ndërkombëtar, se kryeministri në largim nuk është konsultuar me Presidentin si udhëheqës i politikës së jashtme”, thuhet në njoftimin e presidencës.

- Advertisement -

Aty tutje theksohet se kryeministri është shkarkuar nga Kuvendi dhe është i delegjitmuar me votat e shumicës absolute, andaj nuk mund të bëjë zotime në emër të institucineve.

“Kryeministri i shkarkuar është i delegjitimuar nga votat e shumicës absolute të përfaqësuesve të popullit në Kuvendin e Kosovës dhe nuk mund të bëjë zotime në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe as në emër të një qeverie në largim.Lista e delegacionit të propozuar nga kryeministri i shkarkuar mbetet një dëshirë personale e tij dhe asgjë më shumë”, përfundon njoftimi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit