19.8 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Sa deputetë fitoi VV, sa fituan PDK, LDK e AAK, formula që e bën Albinin kryeminstër e Vjosën presidente

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur në mbi 48 për qind të votave. Me këtë përqindje ata do të marrin 56 deputetë në Kuvendin e Kosovës që do të konstituohet së shpejti shkruan Kosova ime.

- Advertisement -

Formula është e thjeshtë: Partitë shqiptare që kalojnë pragun kanë 86.1 për qind të votave, nga të cilat do të dalin 100 deputetë. Pra, koeficienti është që me 1 për qind të votave të merren 1.16 deputetë shkruan kosovaime.tv

Me 17.3 për qind të votave, PDK rënditet e dyta dhe si e tillë merr 20 deputetë.

E treta, humbësja e madhe e zgjedhjeve deri tash, LDK merr 15 deputetë dhe e fundit, AAK me 7.42 për qind të votave merr 9 deputetë.

Por, ky skenar mund të ndryshojë lehtësisht me numërimin e votave me kusht dhe të atyre të diasporës. Për të bërë Vjosa Osmani president pa koalicione, pos atyre kushtetuese ku domosdoshmërisht duhet të jenë pjesë e qeverisë minoritetet me 20 deputetë, LVV-së i duhen minimum 60 deputetë. Për të arritur tek numri magjik, ajo duhet të shtojë votën edhe me 3.5 për qind, pra të arrijë në 51.7 për qind të votave. Kjo përqindje është vështirë e arritshme, por jo e pamundur.

- Advertisement -

Që kjo të ndodhë, nga 100 mijë votat e mbetura, VV duhet të fitojë 76,000 vota. Kjo, pasi mbi bazën e 48 për qindëshit, që në këtë rast janë 48 mijë vota, duhen edhe 28 mijë vota shtesë, që paraqesin 3.5 për qind të bazës së tanishme të votave të vlefshme, prej nga do të dilte me total të votave prej 51.7 që sigurojnë 60 deputetë.

Diaspora dihet që voton masovisht për Vetëvendosjen. Por, arritja në këtë shifër të paparë në këtë vend duket e pamundur. Por, në bazë të votimeve të mëhershme nga diaspora dhe entuziazmit, VV pritet të arrijë në mbi 50 për qind të votave, që ia sigurojnë 58 deputetë./www.kosovaime.tv

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit