7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Ish-diplomati amerikan: Veprimet e fundit të ShBA-së nuk promovojnë interesat amerikane

Rekomandime

Ish-ambasadori amerikan në Bullgari, James Pardew, në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë” ka thënë se veprimet e fundit të ShBA-së në lidhje me Kosovën nuk promovojnë interesat e këtij shteti.

- Advertisement -

“Kam frikë që asnjë nga veprimet e fundit të ShBA-së në Kosovë s’po promovojnë interesat amerikane. Le të flasim pak rreth asaj se çka janë në të vërtetë interesat amerikane në regjion por veçanërisht në Kosovë”, ka thënë Pardew.

“Interesat amerikane janë që të ketë paqe në Ballkan, stabilitet, që Ballkani të zhvillojë demokracinë në vendet e reja, është e rëndësishme që korrupsioni të kufizohet në Kosovë por edhe në vendet e tjera.

Pra, zhvillimi i demokracisë, paqes dhe stabilitetit janë interesi i ShBA-ve në Ballkan”, ka shtuar më tej Perdew.Pardew ka përmendur edhe situatën politike në Kosovë në kohën e pandemisë së coronavirusit.

- Advertisement -

“Interesi më qenësor i liderëve të Kosovës është luftimi i virusit të tmerrshëm, COVID-19. Çdo çështje tjetër është e planit dytësor kur krahasohet me këtë. Grindjet mendjengushta në mes të Serbisë dhe Kosovës janë të një prioriteti shumë më të ulët se çfarëdo që ka të bëjë me këtë pandemi të tmerrshme”, ka thënë ai.

Ish-zëvendës asistenti i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, po ashtu tha se Kosova duhet të fokusohet në shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve të saj dhe t’i lëjë anash grindjet me Serbinë.

- Advertisement -

“Kosova duhet ta fokusojë vëmendjen e saj në shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve të saj dhe këto grindjet me Serbinë duhen lënë anash deri sa kjo pandemi e tmerrshme të vihet nën kontroll. Mendoj që është kundërproduktive për të gjithë që të luhet me Kosovën në çështje të tipit të mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi në këtë kohë”, ka thënë më tej Pardew përballë Jeta Xharrës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit