10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ish-ambasadori i Kosovës në Slloveni thotë se s’duhet të nxitohet shkarkimi i Berishajt

Rekomandime

Ish-ambasadori i Kosovës në Slloveni, Avni Kastrati, ka folur për skandalin financiar në të cilin dyshohet se është përfshirë Ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj dhe një politikan opozitar slloven, Robert Golob.

Kastrati ka thënë se Berishaj duhet t’i argumentojë me dokumente zyrtare se kujt ia ka dorëzuar ato para dhe me çfarë transporti janë kryer këto mjete për destinacionin përfundimtar.

- Advertisement -

Ndonëse thotë se në të kaluarën ambasadorët janë shkarkuar pa asnjë arsye e në kundërshtim me ligjin, për rastin e fundit thotë se nuk duhet të nxitohet.

“Mendoj që fillimisht ambasadori Martin Berishaj duhet të argumentojë me dokumente zyrtare, se kujt ia ka dorëzuar ato para dhe çfarë transporti ose makine ka shfrytëzuar për t’i bartur ato para nga Mali i Zi për në destinacionin përfundimtar, e pastaj varësisht nga këto argumente të merret vendimi. Edhe pse në të kaluarën ambasadorët janë shkarkuar pa asnjë arsye dhe në kundërshtim me ligjin në fuqi, mendoj që nuk duhet të nxitohet”, ka thënë Kastrati në një përgjigje me shkrim për Ekonomia Online.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit