21.5 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Bahtiri intervistohet nga Prokuroria në dyshimin për nxitje të përçarjes

Rekomandime

Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, është intervistuar për shkak të dyshimit për nxitje të përçarjes dhe mos durimit.Kjo për shkak të një statusi që Bahtiri e ka shkruar në Facebook lidhur me situatën politike në vend.Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të Prokurorisë:

- Advertisement -

Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton publikun që me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, është intervistuar sot Kryetarii komunës së Mitrovicës së Jugut A.B., për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, nga neni 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka filluar hetimet ndaj A.B., pasi që dyshohet se i njëjti në një lidhje të drejtpërdrejtë në njërin nga televizionet kosovare ka deklaruar se “Presidenti t`i shpallë zgjedhjet, ndryshe mund të ketë vëllavrasje“, me çfarë dyshohet se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, nga neni 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, A.B,. ështëlëshuar në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit