Lajm i mirë nga Vushtrria: Shërohen plotësisht 3 qytetarë nga koronavirusi

0
104

Përmes një postimi të bërë në Facebook, drejtori i Shëndetësisë në komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli ka dhënë një lajm të mirë.

Ai ka njoftuar se 3 qytetarë nga fshati Studime e Ulët janë shëruar plotësisht, deri sa aktualisht në këtë komunë janë gjithsej 17 të infektuar, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Edhe një lajm i mirë sot!

3 qytetarë nga fshati Studime e Ulët, Vushtrri të infektuar me Covid 19, janë shëruar plotësisht

Aktualisht në Vushtrri janë 17 qytetarë të infektuar me #coronavirus ndërsa ne lutemi dhe të gjithëve ju urojmë shërim të plotë.

Puna e përbashkët e jona, masat tona bashkë me ato të propozuara nga IKSHPK e të vendosura nga MSH po funksionojnë.
Lutemi që të mos ketë raste të reja sepse i tërë qyteti mundet me hy në karantinë me vendim të MSH.

Prandaj ju lutemi, #rrinshpi mbaje distancën ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin