2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Dy të infektuarit në Prizren janë punonjës të spitalit

Rekomandime

Dje është bërë e ditur se nga 33 rastet e infektuara me koronavirus, 3 nga ta janë nga komuna e Prizrenit, të cilët dy prej tyre janë punonjës në spitalin e kësaj komune.

- Advertisement -

Gazeta Metro ka mësuar se dy nga tre të infektuarit në komunën e Prizrenit janë infermier në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Të infektuarit janë të gjinisë mashkullore nga fshati Skorrobisht, komuna së Prizrenit, me inicialet, A.Xh dhe U.J, emra të njohur për redaksinë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të infektuar në këtë qytet ka shkruar në 7.

- Advertisement -

Ndërsa, dje kryetari i Prizrenit, Mytahir Haskuka,  ka paralajmëruar se edhe kjo komune mund të futet në karantinë, nëse rastet me koronavirus vazhdojnë të rriten.

“Në Prishtinë sot është shpallur karantinë për shkak të numrit të madh të rasteve që rezultuan pozitive. Nëse vazhdojnë daljet në qytet, edhe në Prizren mund të shpallet karantina”, ka shkruar Haskuka dje në Facebook.

- Advertisement -

Vlen të theksohet se vetëm gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 33 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se deri me tani janë bërë 3.006 teste, ndërsa kanë rezultuar pozitiv gjithsej 283, ndërsa 7 raste kanë përfunduar në fatalitet të cilat kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit