8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Pacolli: Erdhi dita me i dhanë fund rrenave për liberalizimin e vizave

Rekomandime

Kandidatja për deputet nga radhët e VV-së Fitore Pacolli në një postim në rrjetin social Facebook ka renditur shumë data të ndryshme ndër vite, ku liderët politikë kanë premtuar liberalizimin e vizave.

- Advertisement -

Thonë që rrena i ka këmbët e shkurtra por rrenat e tyre boll kanë zgjatë duke përmendur premtimet e Hashim Thaçit, Isa Mustafës e Ramush Haradinajt për liberalizimin e vizave.

Erdhi dita me i dhanë fund rrenave shkruan Pacolli në Facebook .

POSTIMI I PLOTë:
Thonë që rrena i ka këmbët e shkurtra por rrenat e tyre boll kanë zgjatë. Erdhi dita me i dhanë fund rrenave.

- Advertisement -

Dhjetor 2009, Hashim Thaci ka deklaruar se “Qytetarët e Kosovës brenda 13 muajve do të udhëtojnë në të gjitha vendet e Evropës pa pasur nevojë për viza”.

Dhjetor 2010, Hashim Thaci pati deklaruar se “është i përkushtuar që për më pak se 15 muaj Kosova do t’i përmbush të gjitha obligimet për liberalizimin e vizave dhe kam konfirmim nga Brukseli se Brukseli nuk do të vonohet më tepër se 15 që të bëj liberalizimin e vizave”.

- Advertisement -

Tetor 2011, Hashim Thaci “dita kur qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza do të bëhet realitet shumë shpejt”.

Nëntor 2011, në takimin e nëntë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, Hashim Thaci deklaron se “Viti 2012 është vit i procesit të liberalizimit të vizave”.

Shtator 2013, Hashim Thaci pati theksuar që “procesi i liberalizimit të vizave duhet të jetë për gjithë Kosovën prioritet mbi prioritete …Është shënuar progres në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave … “.

Maj 2014 Isa Mustafa premton se “Për 12 muaj, brenda vitit të parë me qeverisjen e LDK-së, do të bëhet liberalizimi i vizave me vendet e BE-së”.

Nëntor 2015, Edita Tahiri deklaron se “Kosova ka qenë bashkëpunuese në gjithë sferat e BE-së dhe pritet që qytetarët në pranverë të lëvizin lirshëm”.

Dhjetor 2015, Isa Mustafa ka deklaruar: “Na është thënë që raporti do të jetë, ne kemi kuptuar që raporti do të jetë pozitiv, jam i bindur që raporti do të jetë pozitiv sepse ne kemi përmbushur të gjitha kriteret”.

Maj 2016, Bekim Çollaku, ish- Ministri i Integrimeve Evropiane, “PA VIZA-2016 – Më në fund, ia arritëm të përmbushim edhe një qëllim tjetër për Kosovën. Ju uroj nga zemra të gjithëve për propozimin e sotëm të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës”

Maj 2016, Arban Abrashi, ish zëdhënësi i qeverisës së Isa Mustafës, përmes një postimi në facebook kishte shkruar “Urime liberalizimi, Urime Kosovë”.

Maj 2017, Ramush Haradinaj, “Unë nuk shoh periudhë më të gjatë se tre muaj nga momenti i nisjes së punës për liberalizim”.

Dhjetor 2017, Ramush Haradinaj: “Me Qeverinë e re brenda 90 ditësh qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në Gjermani, Zvicër, Austri dhe krejt Evropën”.

Mars 2018, Dhurata Hoxha, ““Duke u bazuar në dinamikën e procesit të vendimmarrjes nga institucionet e BE-së … unë pres që qytetarët tanë të lëvizin të lirë deri në fund të këtij viti. … deri në fund të këtij viti, pra ata të lëvizin të lirë”

Korrik 2018, Ramush Haradinaj: “… janë disa javë apo pak muaj deri në finale, por unë jam i sigurt që jemi në rrugë të drejtë se do i kryejmë punët pra edhe këtu i kemi kryer që dje me u than që është me meritë, por do t’i kryejmë punët edhe deri në ditën kur do të lëvizim të lirë”.

Korrik 2019, Ramush Haradinaj: “Është shumë reale, tash e tutje, prej shtatorit, çdo javë, mund ta marrin atë vendim…Nuk shtyhet. Nuk e mënjanojnë më shumë. I ka ardhur koha. Besoj shumë që para fundit të vitit, po. Para 1 janarit të vitit që vjen është e kryer”.

Gusht 2019, Ramush Haradinaj: “Jemi në proces. Mendoj se nuk ka mbetur shumë. Tani në shtator do të vijë delegacioni i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, në javën e parë ose në të tretën. Nuk është çudi të merret në këtë vjeshtë, qoftë edhe para zgjedhjeve është i mundshëm, pra nuk është çudi. Në tetor besoj po se po”.
#erdhidita
#FITORE13
#126

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit