12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Video rrëqethëse: Në Afganistan, familja shet vajzën 9-vjeçare te një 55-vjeçar

Rekomandime

Nëntëvjeçarja Parwana Malik po qesh me shoqet e saj teksa luajnë me litar. Megjithatë e qeshura e saj do të zhduket sapo të kthehet në shtëpi, kur mëson fatin e saj: Po shitet te një i huaj si nuse e tij.

Burri që dëshiron ta blejë Parwanan thotë se është 55-vjeçar, por për të “është një burrë i moshuar”. Ajo shpreh shqetësimin për CNN se ai do ta rrahë e do ta detyrojë të kryejë punët e shtëpisë.

- Advertisement -

Megjithatë prindërit e saj thonë se s’kanë zgjidhje tjetër.

Për katër vjet, familja e saj ka jetuar në një kamp në provincën Badghis, duke mbijetuar me vetëm një dollar në ditë. Por jeta u përkeqësua që kur talebanët morën pushtetin më 15 gusht. Që nga ajo ditë ekonomia ka kolapsuar.

Familjet janë duke gjetur rrugë për të tejkaluar krizat.

- Advertisement -

 

Në një video të rrallë, CNN-i ka kapur momentin e shitjes. Aty dëgjohet i ati teksa i kërkon burrit të cilit ia shet të bijën, që të kujdeset për të.

- Advertisement -

Për kompensim ai merr rreth dy mijë dollarë.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit