8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mehaj: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në koordinim me SHBA

Rekomandime

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, deklaroi sot se shërbimi ushtarak i detyrueshëm do të bëhet vetëm në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa shtoi se Kosova mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO. Duke folur për avancimin e Ushtrisë të Kosovës, Mehaj tha se treni po ecën dhe nuk ka të ndalur.

Mehaj këto komente i bëri para deputetëve të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ku raportoi lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO.

- Advertisement -

Ai bëri të ditur se Ministria që ai e udhëheq deri më tash ka nënshkruar 15 marrëveshje të bashkëpunimit, dhe tri marrëveshje SOFA.

Sa i përket obligimit ushtarak, Mehaj tha se momentalisht janë të fokusuar për një ushtri profesionale.

“Sa i përket ushtrisë së detyrueshme, unë besoj që kjo është ëndërr e çdo qytetari të Republikës të Kosovës, që ta ketë një ushtri të mirëfilltë. Përkohësisht plani është i hartuar për ushtri profesionale, por ne jemi edhe në koordinim e sipër me partnerë e shtete të tjera, për të parë se në çfarë faza mundet ushtria e detyrueshme të futet në obligim në të ardhmen. Por, këtu duhet marrë plane konkrete, siç janë shtetet baltike… Kështu që jemi në koordinim e sipër këtu, por më e rëndësishmja është që në çdo veprim që marrë, unë e koordinoj bashkë me SHBA-në që të jetë në benefit të Kosovës dhe Ushtrisë të Kosovës”, tha Mehaj.

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes tha se është i përkushtuar maksimalisht në avancimin e ushtrisë.

“Unë jam përkushtuar 200 për qind për ushtrinë e Kosovës dhe Ministrinë e Mbrojtjes, kështu aktivitetet s’kanë të ndalur. Ju po e shihni prej ditës të parë deri më sot nuk kemi të ndalur. Treni është duke ecur, nuk do të ndalet. Kështu që u them të gjithëve: ‘mbështetnani sepse jemi të pandalshëm, të pakthyeshëm’… Vërtet është nga pala e Bosnjës një pengesë, por do ta diskutojmë më hapur pasi që të është mundësia [pa media]”, tha ai.

- Advertisement -

Ministri Mehaj foli edhe për bashkëpunimin ndërkombëtar të Kosovës me partnerë të NATO-s, për çka tha se është i shkëlqyeshëm.

“Pjesëmarrja në forume ndërkombëtare ka qëllime të shumëfishta. Përveç vizitës si ministër i Mbrojtjes, shërbejnë edhe në thellimin e bashkëpunimit bilateral. Po ashtu e shfrytëzoj edhe për qëllime të dërgimit të mesazheve të promovimit të vullnetit, përkushtimit të Kosovës në procesin e integrimit në organizata ndërkombëtare. Po ashtu, i shfrytëzoj vizitat për t’iu bërë thirrje shteteve që të mbështesin dhe të ndihmojnë Kosovën në organizata ndërkombëtare dhe të ndikojnë në shtete që të bëjnë të njëjtën… Për momentin, Ministria e Mbrojtjes ka të nënshkruara 15 memorandume të bashkëpunimit dhe tri marrëveshje SOFA. Sofa me Shqipërinë, Kuvajtin dhe SOFA me Maqedoninë e Veriut, kurse jemi në proces të nënshkrimit me Poloninë dhe Kroacinë”, tha ai.

Për ushtrimet stërvitore të FSK-së me shtetet e tjera, posaçërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri Mehaj tha se synojnë që përmes tyre të përgatiten për kërcënime eventuale.

Sipas tij, rrugën e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare e ndihmon edhe marrëveshja për dërgimin e pjesëtarëve të FSK-së jashtë vendit.

Sa i përket rekrutimit të kadetëve të ri, Mehaj bëri të ditur se për tri ditë kanë pranuar mbi 1 mijë aplikime. Derisa theksoi se do të vazhdojnë me shkollimin e tyre brenda dhe jashtë Kosovës.

Pas kësaj, mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka vazhduar të mbahet pa praninë e mediave.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit