5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“Jemi mësuar, s’na bën përshtypje”, reagimi epik i kilianëve kur bie tërmeti 6.6 ballë

Rekomandime

Një tërmet me magnitudë 6.6 të shkallës rihter goditi të dielën mbasdite Kilin qendror. Tronditja u ndje në tre rajone, duke nisur nga kryeqyteti Santiago deri në Valvida, rreth 800 kilometra nga veriu në jug.

Sipas Shërbimit Sizmologjik Nacional në Kili, tërmeti kishte një thellësi prej 31.4 kilometrash, ndërsa epiqendra e tij ishte 71 kilometra në perëndim të Constitución, në Oqeanin Paqësor.

Me gjithë se lëkundja ishte e fortë, mundësia për të pasur një cunami u përjashtua nga zyrtarët.

- Advertisement -

Në rrjetet sociale u shpërndanë me shpejtësi pamje, foto e video ku tregohet frika e përjetuar në ato momente nga qytetarët, e cila, deri në një farë pike, është e imagjinueshme.

Megjithatë, përdoruesi i Twitterit, @bryan27926, publikoi një video e cila të bën mjaft përshtypje. Ajo ishte gjatë momentit të tërmetit, ndërsa kilianët as që e prishin fare terezinë. Ata thjesht nuk lëvizin.

Në postimin e tij, Bryan Fuentealba shpjegon se ai e bërë këtë video në aeroportin e Santiagos. Pasagjerët vijonin të shikonin celularët dhe askush nuk u ngrit nga vendi, të shfaqte trembje apo ankth në ato momente.

- Advertisement -

Madje, në video dëgjohet edhe një grua, e cila thotë:

Ne jemi mësuar, s’na bën më përshtypje”.
Ky është tërmeti i pestë i madh i shënuar brenda më pak se një jave në Kili.

- Advertisement -

“Jemi mësuar, s’na bën përshtypje”, reagimi epik i kilianëve kur bie tërmeti 6.6 ballë on Vidnews.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit