Sunday, July 21, 2024

Vazhdojnë ankesat e Dacic: Kërkesa e amerikanëve është joparimore

- Advertisement -
- Advertisement -

Sipas Ministrit të Punëve të Jashtme, Ivica Dacic, vlerësoi se kërkesa të Dërguarit të Poisaçëm të SHBA’ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, për ndaljen e fushatës së Serbisë për tërheqjen e njohjes së Kosovës është joparimore, transmeton Gazeta Metro.

Kërkesa e të Dërguarit të Posaçëm të SHBA’ve, Matthew Palmer, dhe disa shteteve perëndimore për pezullimin e fushatës së Serbisë për tërheqje të pranimit të Kosovës është joparimor th shefi i diplomacisë serbe.

- Advertisement -

Dacic mendon se tarifa e vendosur në produktet serbe nga Prishtina dhe fushata të cilën po e bën Serbia për tërheqjen e njohjeve të Kosovës nuk janë të ndërlidhura.
Kështu reagoi në deklaratën e kohëve të fundit nga Palmer që qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të jetë e gatshme të pezullojë tarifat në produktet serbe, të cilat janë pengesa për vazhdimin e dialogut mes Prishtinës e Beogradit.

Megjithatë, Matthew Palmer për Zërin e Amerikës kishte thënë se SHBA’të presin që Serbia të përgjigjej në heqjen e taksës me iniciativën e tyre, siç e kishte theksuar, do të përfshinin edhe ndalimin e fushatës së tërheqjes së njohjeve të Kosovës. E në këtë bazë, të dy palët do të mund të ktheheshin në tavolinën e bisedimeve në një ambient pozitiv drejt arritjes së një marrëveshjeve.

Të njëjtën kërkesë e ka edhe tërë Departamenti i Shtetit Amerikan, të cilën ja kishte bërë të qartë edhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic, Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo jo shumë kohë më parë në New York.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura