4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Vetëvendosje i përgjigjet Mustafës: Prof, ke humbur arsyen

Rekomandime

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, duke folur për seancën e sotme të thirrur nga PDK ka thënë se ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla ka lëshuar leje për deputetet që të shkojnë në kuvend, vendim të cilin e ka quajtur diktaturë.

Ndaj këtyre deklaratave të kreut të LDK-së ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i cili ndër të tjera ka thënë se Mustafa e ka humbur arsyen.

- Advertisement -

Bajqinovci ka thënë se Ministria e Punëve të Brendshme, nuk ka nxjerrë Vendim “për lejim të deputetëve a Kuvendit për të mbajtur mbledhje”, por ka nxjerrë një vendim që autorizon Policinë e Kosovës, që përkundër masave kufizuese të karantinës që janë fuqizuar në përputhje me Ligjin për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse, të mos ndalojë deputetët ditën e nesërme për shkak të mbajtjes së seancës.

Reagimi i plotë;

Isa Mustafa prapë paske shkretu,

- Advertisement -

Kishim menduar se e ke kaluar atë fazën kur krejt papritmas “të thehej” facebooku në gjysmë të natës, e shkruaje gjëra si mos më keq. Të dinim për njeri që sado mprapshti ke bërë, për dallim nga të tjerët, dokumentet i ke lexuar.

Isë,

- Advertisement -

nëse dëshiron edhe prof, sepse nuk gënjejmë asgjë nëse e themi këtë – sikurse nuk gënjejmë edhe po të cilësonim në forma tjera sipas veprimtarive e veprimeve që ke bërë, Ministria e Punëve të Brendshme, nuk ka nxjerrë Vendim “për lejim të deputetëve a Kuvendit për të mbajtur mbledhje”, por ka nxjerrë një vendim që autorizon Policinë e Kosovës, që përkundër masave kufizuese të karantinës që janë fuqizuar në përputhje me Ligjin për Luftimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse, të mos ndalojë deputetët ditën e nesërme për shkak të mbajtjes së seancës.

Ministria e Punëve të Brendshme me këtë akt, i ka kontribuar pozitivisht mbarëvajtjes e funksionimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, institucionit bartës të sovranitetit të vendit e qendrës kryesore të vendosjes politike në Republikë.

Është dashur të nxirret Vendimi Isë, sepse besoj e di ti se policia është organ ekzekutiv që zbaton ligjet dhe vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe para ligjit të gjithë qytetarët janë të barabartë, Isë. Deputetët i nënshtrohen përgjegjësisë penale, kundërvajtëse, deliktore, civile e përgjegjësive të tjera juridike përveç imunitetit nga ndjekja penale dhe paditë civile që mund të lindin nga kryerja e funksionit.

E Isë, duke qenë kështu, edhe deputetët janë përgjegjës për zbatimin e ligjit dhe masave të bazuara në ligj për aq kohë sa nuk përcaktohet ndryshe.

A po e kupton tash se si e pse është nxjerrë ky Vendim? A po mbërrinë ta akceptosh se këtu bëhet fjalë për kryerje të detyrës me përgjegjësi dhe profesionalizëm për t’i kontribuar funksionimit të Kuvendit, e jo për diktaturë. Cfarë diktature Isë?

Isë,

Është për keqardhje në çfarë derexhe ke shkuar ti dhe me vete e ke marrë edhe partinë tënde.

U ka shpërfytyruar Hashimi Isë. Ke humbur arsyen. Ka shenja që edhe je pishman që u nënvendose në vargun e partive të Hashimit por çfarë të bëjmë tani.

Të gjithëve na vjen keq që “institucionalizmin”, “konstitucionalizmin”, “akademizmin”, e “intelektualizmin e LDK –së e ke hashimizuar e për këtë, një ditë do të flas vet anëtarësia e LDK –së, duke të të bërë ty përgjegjës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit