22 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Vdekja e 39 vjeçares, infektologia Gashi: S’mund të japim vlerësim se cila sëmundje ishte shkaktari kryesor i vdekjes

Rekomandime

Dr. Hatixhe Gashi nga Klinika Infektive në QKUK ka treguar për gjendjen e pacientëve me Covid-19 që po trajtohen në këtë klinikë.“Numri i të trajtuarve në Klinikë është 55 pacientë me Covid pozitiv ku prej tyre shtatë janë me oksigjenoterapi, derisa tre janë në mjekimin intensiv me ventilim mekanik dhe janë në gjendje të rëndë. Pacientët e tjerë janë në gjendje stabile”.Gashi në Edicionin Special në Klan Kosova ka dhënë më shumë detaje lidhur me pacienten 39 vjeçare që ka ndërruar jetë ditën e sotme.

- Advertisement -

“Pacientja është transferuar nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale. Është transferuar në Klinikën Infektive në gjendje të rëndë dhe përkundër angazhimit të stafit të klinikës tonë nuk ka arritur të mbijetojë”.Ajo ka thënë se është e vështirë të përcaktohet nëse shkaktari kryesor i vdekjes së pacientes – që është shënuar si viktima e tetë nga koronavirusi – ka qenë Covid-19 apo problemet e tjera shëndetësore.

“Pacientja nuk ka dhënë të dhëna për ankesa të mëhershme nga Covid-19, por ka pasë probleme kirurgjike dhe është trajtuar nga ana e kirurgut. Ka ardhë në gjendje të përgjithshme të rëndë, nuk mund të japim vlerësim se cila sëmundje ka qenë shkaktari kryesor, meqë pacientja ka qenë Covid-19 pozitiv”.

“Rastet që deri tash kanë përfunduar me fatalitet zakonisht kanë pasë edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Mjafton edhe një infeksion me Covid-19 për pacientët me sëmundje kronike të mëhershme që të përkeqësohen dhe i kontribuon përfunidmit fatal të pacientit”.Infektologia Gashi ka thënë se pritet rritje e numrit të rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë.“Meqë kemi raste kur kihet parasysh një inkubacion i gjatë i sëmundjes duhet pritur edhe paraqitjen e rasteve të reja në numër jo të vogël”.“Kjo kërkesa që i bëhet popullatës ‘Rrini në shtëpi’ është plotësisht e arsyeshme në mënyrë që të mos i japim virusit këmbët dhe të mos e përhapim”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit