1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Avokatin Halilaj e kanë sulmuar dy persona, dy gëzhoja armësh janë gjetur në vend ngjarje, Policia jep informacionet e para

Rekomandime

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj, ka thënë se sot është gjuajtur me armë zjarri pranë shtëpisë së tij sapo ka hipur në veturë.

- Advertisement -

Policia Rajonale e Prishtinës ka thënë për Gazetën Express se dy persona e kanë sulmuar avokatin, i cili është lënduar nga përleshja me ta.

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një rast në Drenas. Rastit i janë përgjigjur menjëherë njësitet relevante policore. Nga informatat e para të marra nga vendi i ngjarjes, dyshohet se dy persona ta kenë sulmuar ankuesin, i cili është lënduar nga përleshja me ta”, ka thënë zëdhënësi I Policisë, Bajram Krasniqi.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja të armës.

- Advertisement -

“Policia ende është duke e trajtuar rastin, përderisa në vendngjarje kanë gjetur dy gëzhoja të armës”, ka thënë Krasniqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit