12.9 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Kjo është arsyeja pse Ibrahim Rugova nuk e mori pasaportën shqiptare sikurse Albin Kurti

Rekomandime

Njeriu i afërt me ish-presidentin historik Ibrahim Rugova, ka shpalosur një pjesë të librit të tij, ku flet për arsyen  e refuzimit të pasaportës shqiptare nga kryetari i LDK-së.

- Advertisement -

Në këtë pjesë të librit, flitet se si Sali Berisha, i kishte thënë Rugovës që ta marr pasaportën shqiptare, mirëpo Rugova i ishte përgjigjur vetëm me: OK, mirë, mirë.

Nga kjo, ashtu siç sqarohet në librin “Në hap me Rugovën”, Mervoci kishte kuptuar që diçka nuk shkonte, e kështu më vonë kur ishin vetëm këta të dy bashkë, ishte hap sërish tema e pasaportës.

Rugova i kishte thënë Merovcit, që ai ta marrë pasaportën por ai vetë nuk do ta bënte një gjë të tillë.

- Advertisement -

“Adnan ti merre nënshtetësinë dhe pasaportën, por unë nuk do të marr nënshtetësi e as pasaportë tjetër. Krejt bota e di që unë kam pasaportë të lëshuar nga serbët, sepse Kosova është e okupuar. Nëse serbët dëshirojnë të më pengojnë për të ushtuar, mund ta bëjnë këtë. Unë po luftoj që shqiptarët e Kosovës të kenë nënshtetësi kosovare dhe që një ditë të pajisen me pasaporta të Republikës së Kosovës”,  kishte thënë Ibrahim Rugova.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot ka marr pjesë në zgjedhjet e Shqipërisë, ku edhe ka votuar pasi që, ai ka pasaportë Shqiptare./ Insajderi.org

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit