13.3 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Për herë të parë në histori, BE do të financojë blerjen dhe dërgimin e armëve në Ukrainë

Rekomandime

Bashkimi Evropian ka njoftuar se synon të fillojë dërgimin e armëve në Ukrainë, hera e parë në histori që ndërmerr një hap të tillë. Duke folur në një konferencë për shtyp këtë pasdite, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha është vendosur që të dërgohen armë për Ukrainën.

Ajo njoftoi gjithashtu një sërë sanksionesh të reja që synojnë Rusinë dhe Bjellorusinë, dhe faktin që Rusia nuk do ta përdorë dot më hapësirën ajrore evropiane.

- Advertisement -

“Për herë të parë, BE do të financojë blerjen dhe dërgimin e armëve dhe pajisjeve të tjera në një vend që është nën sulmm. Ne po mbyllim hapësirën ajrore të BE-së për rusët. Ne po propozojmë një ndalim për të gjithë avionët në pronësi ruse, të regjistruara në Rusi dhe të kontrolluara nga Rusia. Këta avionë nuk do të jenë më në gjendje të ulen, të ngrihen ose të fluturojnë mbi territorin e Bashkimit Evropian. Përfshihen edhe avionët privatë të oligarkëve rusë,”- tha Von Der Leyen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit