0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Haziri: Respektoni masat e reja, dënimet do të jenë të ashpra

Rekomandime

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një postimi të bërë në Facebook, duke komentuar vendimet e reja të MSH-së, që do të hyn në fuqi nesër, ka thënë se nëse ato nuk respktohen, atëherë ka dënime të ashpra.

- Advertisement -

Prandaj, Haziri apelon nga qytetarët e Gjilanit që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe t’i respektojnë masat.

Ky është postimi i tij i plotë:

Në rast se thyhet rregulli i daljes sipas numrit të letërnjoftimit, shkeljeve të rregullave në trafik, mos mbajtjes së distancës dhe mos pajisjes me maska e dorëza, dënimet do të jenë të ashpra, të cilat kalojnë në vepra penale. Apeloj që të vetëpërmbaheni dhe t’i respektoni masat. Mos ia mësyeni zonave të karantinuara e as mos dilni nga to. Mos t’i vije puna që pandeminë ta kaloni n’burg. #rriNshpi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit