Kriminelët e pafajshëm

0
91

Nga Viktor Buzhala

Sa më shumë faqe të zeza të bësh në Kosovë, aq më shpejtë e më lehtë shpallesh i pafajshëm në Kosovë.

Deri sot nuk është dënuar asnjë politikan apo ministër për korrupcion.

Janë 43 raste që BE i kishte shënjuar për liberalizim të vizave. Shumica u përfunduan shpejt e shpejt. Të korruptuarit u dënuan me kusht në mënyrë qesharake pa mbajtur asnjë ditë burg.

Paradoksale, në Kosovë ndodhë të denohet dikush për vjedhje të 100 mijë eurove me 20 mijë euro. Pra, hajni qysh në start i fiton 80 mijë euro. Biznes i mirë për ta, por që po e merr në qafë Kosovën.

Tash, ky stil po vazhdon tutje. Politilanët e korruptuar nuk po dënohen. Po falen dhe po pastrohen nga krimet. Ky sistem po e godet vendin madje ma keq se korona virusi. Kjo, pasi pandemia është afatshkurtër, ndërsa pasojat e faljes ë kriminelëvë do ti vuajmë dekada me radhë.