Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se në zgjedhjet e fundit kanë shpenzuar 735 mijë euro në fushatën zgjedhore.Mirëpo, LDK kishte deklaruar se kanë pranuar donacion vetëm 222 euro.
Shpenzimi për fushatën në raport me donacionet është mbi 3 mijë e 300 herë më shumë.Këto të dhëna LDK i ka paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.Këto donacione, sipas dokumentacionit që LDK e ka paraqitur në KQZ, i ka marrë nga Arta Mehmeti Bajraktari.
Pra, totali i donacioneve dhe kontributeve me të holla në LDK, sipas kësaj të fundit janë 222 euro e 11 cent.
Donacionet e LDK-së
LDK ka deklaruar se për reklamim në media ka paguar 33 mijë e 306 euro.Në zgjedhjet e 2019, LDK doli si partia e dytë në vend. Pas gati 4 muajsh diskutime LDK nënshkroi koalicion me Lëvizjes Vetëvendosje. Ky koalicion zgjati më pak se 50 ditë, kur LDK u largua nga qeveria dhe nisi mocionin për rrëzimin e Qeverisë.