8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Biden paralajmëron talebanët: Përgjigja do të jetë e fuqishme nëse bëjnë suIme

Rekomandime

Presidenti amerikan Joe Biden është duke mbajtur një deklaratë për mediat rreth situatës së krijuar në Afganistan pas tërheqjes së trupave amerikane dhe aleatëve.

Gjatë fjalës së tij, Biden u premtoi amerikanëve që ndodhen në Afganistan se administrata e tij do të bëjë gjithçka për t’i sjellë në shtëpi.

- Advertisement -

Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se do të ketë kohë për të shqyrtuar kritikat dhe shtoi se për momentin synimi i tij kryesor është evakuimi i personave të rrezikuar.

Presidenti amerikan u shpreh gjithashtu se SHBA është në kontakt të vazhdueshëm me talebanët. Ai deklaroi se grupit miIitant që tani kontrollon vendin i është thënë se do të presin një “përgjigje të shpejtë dhe të fuqishme” nga SHBA nëse bëhet ndonjë suIm ndaj amerikanëve.

- Advertisement -

Ndërsa, për kohën e “pushimit” që u bë në aeroportin e Kabulit për rreth tetë orë, Biden tha se u bë për të kaluar nëpër procedura personat e evakuuar.

“Komandanti ynë në Kabul ka dhënë urdhrin që procesi të rinisë.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit