14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Mësohet gjendja e amerikanit 24 orë pasi iu vendos zemra e derrit

Rekomandime

Një burrë nga Shtetet e Bashkuara është bërë personi i parë në botë që i është vendosur një zemër derri, e cila është e modifikuar gjenetikisht. Ai është 54-vjeçari, David Bennet. Por, si është gjendja e tij pas transplantit?

- Advertisement -

Për gjendjen e tij ka folur i biri, David Bennett Jr. Ai ka thënë për BBC’në se një operacion i tillë kaq i rrallë ishte shumë vështirë i besuëshëm.

Sipas tij, doktorët i “propozuan” babait të tij marrjen e zemrës së një derri, pasi zemra e njeriut në këtë rast nuk do të ishte “e preferueshme”.

Ky transplantim cilësohej si shpresa e fundit për ta shpëtuar jetën e amerikanit, ndonëse ende nuk është e qartë se cilat janë gjasat afatgjata për mbijetesë.

- Advertisement -

“Ishte ose vdis, ose bëje këtë operacion. E di se është një e shtënë në errësirë, por ishte zgjedhja ime e fundit”, kishte Bennett, një ditë para se t’i nënshtrohej operacionit.

Mjekëve në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Maryland-it iu dha leje e posaçme nga rregullatori shëndetësor amerikan për këtë procedurë, me arsyetimin se nëse një gjë e tillë nuk do të lejohej, burri do të kishte v.dekur.

- Advertisement -

Kirurgu Bartley Griffith tha se ky operacion do ta sjellë botën një hap më afër zgjidhjes së problemit të mungesës së organeve. Kjo krizë nënkupton se 17 njerëz vdesin në ditë në Shtetet e Bashkuara duke pritur për transplantim organesh, ndërsa më shumë se 100.000 raportohet se janë në listën e pritjes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit