7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Lopë me syze virtuale, që të mendojnë se janë jashtë në natyrë

Rekomandime

Teknologjia po arrin deri te kafshët.

Edhe lopët ndikohen nga moti i dimrit, kështu që në një përpjekje për t’i bërë ato të mendojnë se janë në zona më të ngrohta, një fermer i ka pajisur ato me syze të realitetit virtual.

- Advertisement -

Një fermer turk i ka mbyllur lopët e tij brenda në ambjente të mbyllura për dimër, por ai dëshiron që lopët të mendojnë se janë jashtë në natyrë duke shijuar kullotat me diell dhe barin e gjelbër.

Zgjidhja e tij? Ka pajisur lopët e tij me syze të realitetit virtual për t’i bërë ato të mendojnë se në fakt po shijojnë disa fusha të gjelbërta të shijshme nën rrezet e diellit.

Sipas The Sun, Kocak provoi pajisjet në dy nga lopët e tij pasi një studim sugjeroi se skenat e këndshme i bëjnë lopët më të lumtura, gjë që nga ana tjetër i bën ato të prodhojnë më shumë qumësht. Me sa duket ka funksionur, pasi u pa rritje e prodhimit të qumështit nga 22 litra në 27 litra në ditë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit